Gonxhja: Marrëveshje për sigurimet shoqërore me Slloveninë

Shqipëria dhe Sllovenia kanë nisur zyrtarisht negociatat për një marrëveshje hibride në fushën e punësimit dhe sigurimeve shoqërore.


Shqipëria dhe Sllovenia kanë nisur zyrtarisht negociatat për një marrëveshje hibride në fushën e punësimit dhe sigurimeve shoqërore.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, tha se në takimin zyrtar që u zhvillua në Ljubjanë, Slloveni, pala shqiptare kryesohet nga zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, ndërsa pala sllovene nga sekretari i shtetit, Igor Feketija.

Gonxhja bëri të ditur se, “marrëveshja synon të krijojë një bazë të qëndrueshme bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve në fushat e punësimit dhe sigurimeve shoqërore duke garantuar që qytetarët të mos humbasin vitet e punës për pensionet e pleqërisë dhe të përfitojnë nga të drejtat e punësimit në të dyja shtetet”.

Sipas tij, kjo marrëveshje është një tjetër hap përpara në plotësimin e kritereve në kuadër të procesit të integrimit evropian, duke e çuar në 21 numrin e marrëveshjeve bilaterale të negociuara në fushën e mbrojtjes shoqërore.

Së fundmi, u miratua dhe në qershor pritet të nis zbatimin marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kontributeve për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë. Nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe një numër i lartë shtetasish italianë.

Që prej vitit 2005 e deri më sot Shqipëria ka nënshkruar një sërë marrëveshjesh në fushën e sigurimeve shoqërore, ndër të cilat me Turqinë, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Austrinë, Bullgarinë, Kanadanë, Rumaninë, Kosovën, Konfederatën e Zvicrës dhe me Kroacinë.

Pritet të hyjnë në fuqi edhe marrëveshjet me Malin e Zi e Bullgarinë.

Ndërsa janë në proces marrëveshjet me Poloninë e Serbinë dhe kanë shprehur dakordësi për fillimin e negociatave vende si Spanja, Danimarka, Moldavia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjithashtu qeveria është në proces të përparuar për marrje dakordësie për fillimin e negociatave me Francën.

Me Greqinë vijon debati teknik, pasi është një proces i gjatë, edhe i vështirë.

Ndërkohë me Letoninë negociatat nisën në prill dhe në maj nisën negociatat edhe me Moldavinë.

Me Izraelin është rënë dakord, po rakordohen agjendat, që e çon numrin në rreth 27-28 marrëveshje të arritura.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.