Homazhet për Artan Lamen në Akademinë e Shkencave

Fjalimin e lamtumirës do ta mbajë një nga miqtë e bashkëpunëtorët e afërt, Artan Shkreli.


Në mjediset e Akademisë së Shkencave kanë nisur sot homazhet e lamtumirës së fundit për Artan Lamen, i ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare.

Të shumtë kanë qenë njerëzit që kanë shkuar për t’i bërë nderimet e fundit, mes tyre kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, si edhe përfaqësues të Shoqatës së Koleksionistëve të Shqipërisë, ku Lame ishte një prej themeluesve të saj, si dhe miq e bashkëpunëtorë të shumtë.

Homazhe kreu edhe ish-kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Të pranishmit, pasi ngushëlluan familjarët e afërt të Artan Lames, kanë lënë mesazhet e tyre në librin e ngushëllimeve.

Artan Lame ndërroi jetë në Mynih, ku kishte shkuar për një ndërhyrje në zemër.

Lame ishte publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit. Ai la gjurmë si pjesë e shoqërisë civile por edhe si funksionar publik.

I pyetur nga mediet se si do ta kujtonte Artan Lamen, ministri i MEKI, Blendi Gonxhja tha se e kishte njohur që prej ministrisë së parë të Kulturës. “Në Ministrinë e Kulturës ku e thirra vetë të bashkëpunonte, në bashkinë e parë, e më pas në shumë institucione ku jeta na ka bashkuar”.

“Sot, jo vetëm shoqëria por vendi ka humbur një kujdestar të rrallë, unik, të trashëgimisë kulturore e historike”, u shpreh ministri MEKI-t pas homazheve.

“Shumë detyra që mori përsipër, i kreu me sukses, si një i apasionuar i trashëgimisë kulturore e si autor librash të çmuar që rrallëkush do t’u kthehet për t’i bërë edhe një herë”, u shpreh botuesi Fatmir Toçi.

Auron Tare, një mik i të ndjerit Lame, u shpreh pas homazheve se, njerëz si Lamja janë të rrallë.

“Ata kërkojnë të përmirësojnë kulturën shqiptare, shoqërinë shqiptare, kur e gjejnë me gabime e hipokrizi. Por ne i përkasim kësaj kulture dhe do donim të ishte më e mirë, më e arrirë e më e ndriçuar. Këtu qëndronte dhe dyzimi i Artan Lames, që një pjesë e panë si funksionar publik, por ai ishte i dashuruar me kulturën e trashëgiminë shqiptare. Ne që ishim pranë, e kuptonin pasionin e tij”, u shpreh Auron Tare.

Fjalimin e lamtumirës do ta mbajë një nga miqtë e bashkëpunëtorët e afërt, Artan Shkreli.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kos: Shqipëria përparim të paprecedentë drejt BE, i mundur mbyllja e kapitujve deri në 2027-ën

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas dhe Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, kanë publikuar sot…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Kos: Shqipëria përparim të paprecedentë drejt BE, i mundur mbyllja e kapitujve deri në 2027-ën

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas dhe Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, kanë publikuar sot…