Shqipëria drejt noterisë digjitale, Manja: Tjetër hap në reformën për drejtësi efikase

Përfaqësues të notariatit francez vizituan sot Ministrinë e Drejtësisë, ku u pritën në takim nga zv/ministri Tedi Dobi, ku biseduan për digjitalizimin e noterisë shqiptare.


Përfaqësues të notariatit francez vizituan sot Ministrinë e Drejtësisë, ku u pritën në takim nga zv/ministri Tedi Dobi, ku biseduan për digjitalizimin e noterisë shqiptare.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri i Drejtësisë Manja tha se “Shqipëria është drejt noterisë digjitale. Një hap tjetër përpara në reformën tonë për një drejtësi moderne dhe efikase”.

“Sot mikpritëm në Ministrinë e Drejtësisë përfaqësuesit e notariatit francez për të çuar përpara një nga prioritetet tona digjitalizimin e noterisë shqiptare. Me mbështetjen e partnerëve francezë, po ndërtojmë një sistem noterial më transparent, më të sigurt dhe të ndërlidhur në kohë reale me kadastrën digjitale”, tha Manja.

Manja tha se “ky sistem noterial do të sjellë shërbime më të shpejta, procedura më të thjeshta dhe më shumë siguri për qytetarët”.

“Ky është vizioni ynë: një drejtësi që funksionon dhe që u shërben njerëzve”, tha Manja.

Burimi ATSH

Begaj dënon sulmin terrorist: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me sulmin terrorist të ndodhur në Bondi Beach, Australi, duke e dënuar…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Spiropali të martën në Athinë: Bisedime 360 gradë për çështjet në tryezë

Përpara vizitës së saj zyrtare në Athinë të martën e ardhshme, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Begaj dënon sulmin terrorist: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me sulmin terrorist të ndodhur në Bondi Beach, Australi, duke e dënuar…