Gonxhja: Hapësira të reja krijimtarie në çdo cep të vendit

Ky itinerar kulturor mbështetet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja renditi, në një postim në rrjetet sociale, të gjitha aktivitetet kulturore që do të zhvillohen deri më 31 maj.

Në 10-ditëshin e fundit të muajit maj, aktivitetet pritet të jenë të shumta e të shumëllojshme.

“Nga Tirana në Prespë, nga Shkodra në Gjirokastër, festivale, ekspozita, teatër, muzikë, poezi dhe workshope ndërthuren në një kalendar që sjell në skenë energjinë e pavarur artistike shqiptare” shkroi ministri Gonxhja.

Ky itinerar kulturor, me hapësira të reja krijimtarie në çdo cep të vendit, mbështetet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Mes aktiviteteve të shumta veçojmë Festivalin “The Cloud”, festivalin e muzikës klasike ‘GjiroClassica’, ekspozitë pikture në Pogradec, festivali ndërkombëtar i folklorit në Vlorë, si dhe aktivitete të tjera në Prespë, Shkodër e Tiranë.

 

Lexo më shumë nga

Hoxha: Përpjekje të koordinuara mes aleatësh për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë sot në takimin virtual të thirrur nga Sekretarja e…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Përpjekje të koordinuara mes aleatësh për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë sot në takimin virtual të thirrur nga Sekretarja e…