100-vjetori i KLSH-së, Shehu: Misioni thelbësor, mbikëqyrja e përdorimit të drejtë të fondeve publike

E themeluar në Maj 1925, në një etapë vendimtare për konsolidimin e shtetit shqiptar, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka qenë i pranishëm në çdo fazë të transformimit të administratës publike.


Kontrolli i Lartë i Shtetit në 100 vite histori rrugëtimi, ka ruajtur misionin e tij thelbësor: mbikëqyrjen e përdorimit të drejtë të fondeve publike.

Kështu u shpreh Arben Shehu, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, (KLSH) në veprimtarinë e organizuar sot në Tiranë, me rastin e 100-vjetorit të KLSH-së, ku theksoi se “ky përvjetor përfaqëson një moment historik jo vetëm për KLSH-në, por për gjithë zhvillimin institucional të Shqipërisë moderne”.

E themeluar në Maj 1925, në një etapë vendimtare për konsolidimin e shtetit shqiptar, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka qenë i pranishëm në çdo fazë të transformimit të administratës publike.

“KLSH ka qenë aktiv në përshtatjen e standardeve të auditimit sipas modeleve më të avancuara, si dhe në rritjen e përgjegjshmërisë institucionale. Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare si INTOSAI dhe EUROSAI, si dhe bashkëpunimi rajonal, ka ndihmuar në zhvillimin profesional të audituesve dhe në forcimin e praktikave të mira, duke rritur ndjeshëm cilësinë e veprimtarisë sonë”, u shpreh Shehu.

Ai e vlerësoi këtë përvjetor edhe një rast për të nderuar përkushtimin e brezave që e kanë ndërtuar këtë institucion.

“Kontributi i tyre ka lënë një trashëgimi të çmuar për administrimin e drejtë dhe efikas të financave shtetërore. Kjo trashëgimi ka ndihmuar në ndërtimin e besimit të qytetarëve tek institucionet shtetërore, duke garantuar një menaxhim financiar që mbështetet jo vetëm në efikasitet, por mbi të gjitha në ndershmëri, transparencë dhe përgjegjshmëri”, u shpreh ai.

Shehu tha se, 100 vite histori nuk janë thjesht një rrugëtim për t’u përkujtuar, por një bazë e fortë për të ndërtuar të ardhmen.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit do të vazhdojë të përmirësojë kapacitetet profesionale, të adoptojë teknologji moderne dhe të qëndrojë në dobi të interesit të përbashkët. Ky përvjetor është jo vetëm një pikë ndalese për të vlerësuar rrugëtimin tonë, por edhe një pikënisje për një angazhim të ri për të ndërtuar një të ardhme më të përgjegjshme, më efikase dhe më të ndershme në shërbim të qytetarit”, deklaroi ai.

Shehu shprehu angazhimin se KLSH, do të vazhdoj të mbrojmë interesin publik dhe të çdo shtetasi shqiptar, me përkushtim ndaj parimeve të shtetit të së drejtës dhe të mirëqeverisjes.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

MEPJ: Dënojmë fuqimisht sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme reagoi sot për sulmin e fundit me raketë balistike të Iranit në hapësirën…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Dënojmë fuqimisht sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme reagoi sot për sulmin e fundit me raketë balistike të Iranit në hapësirën…