Hasani: Synojmë përshpejtimin e reformave, mbylljen e negociatave në 2027-n

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u shpreh se Shqipëria është e angazhuar në përshpejtimin e reformave dhe mbylljen e negociatave për integrimin në BE deri në 2027-n.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u shpreh se Shqipëria është e angazhuar në përshpejtimin e reformave dhe mbylljen e negociatave për integrimin në BE deri në 2027-n.

I pranishëm në diskutimin mbi identitetin evropian, që Zyra e BE në Tiranë zhvilloi sot, me profesorë, akademikë dhe studentë në kuadër të “Javës Evropiane”, Hasani vuri në dukje se, pavarësisht zhvillimeve Shqipëria nuk e humbi identitetin evropian.

“BE është i vetmi ent politik në botën e sotme që zgjerohet në paqe dhe ka një listë vendesh kandidate që janë të prirura të bëhen pjesë të BE-së dhe ky hap mbështetet në ndërtimin e demokracive liberale që përbehet nga tri shtylla kryesore: humanizmi, mbizotërimi i ligjit dhe tregu i lirë”, tha Hasani.

Ai theksoi se, Shqipëria ka histori të shumta për të treguar humanizmin saj, ndërsa vijon angazhimin për forcimin e ligjit dhe zhvillimin e tregut të lirë.

“Reforma në drejtësi, në qeverisjen e Kryeministrit Rama, ishte një nga reformat më masive dhe e para hodhi gur themeli në krijimin e një drejtësie të re të pavarur dhe objektive”, u shpreh ministri.

Hasani theksoi se, Shqipëria ka punuar fort për të harmonizuar politikat, institucionet dhe praktikat e saj me standardet e BE-së.

“Sot Shqipëria është në një rrugë të qartë drejt anëtarësimit të plotë në BE, me synimin për të përfunduar të gjitha reformat kryesore deri në vitin 2027 dhe për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian. Ndërsa me avancojmë, BE është krye të këtij angazhimi dhe na mbështet në këtë moment kyç për procesin”, deklaroi Hasani.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.