BSH: Ekonomia në rritje, nxitje punësimit dhe investimeve

Banka e Shqipërisë publikoi sot raportin mbi ekonominë për 3-mujorin e dytë 2025


Ekonomia e ka nisur vitin 2025 mbi baza të shëndosha dhe tregues pozitivë ekonomikë e financiarë.

Banka e Shqipërisë publikoi sot raportin mbi ekonominë për 3-mujorin e dytë 2025, ku thekson se, “aktiviteti ekonomik ka vijuar të rritet, duke nxitur rritjen e punësimit dhe të pagave, ndërsa inflacioni ka qëndruar pranë nivelit 2%. Në të njëjtën kohë, kushtet e financimit për ekonominë kanë mbetur të favorshme dhe rritja e kreditimit ka përkrahur konsumin dhe investimet private”.

Sipas BSH-së, këto zhvillime pasqyrojnë një ambient makroekonomik të qëndrueshëm dhe një sistem bankar të fortë.

Në veçanti, ulja e inflacionit nga nivelet e larta të periudhës postpandemike ka përmirësuar fuqinë blerëse të qytetarëve shqiptarë dhe ka krijuar një mjedis më të qëndrueshëm për vendimmarrjen e bizneseve.

Banka e Shqipërisë, thekson se mbetet e përkushtuar për stabilitetin e çmimeve.

“Ulja e normës bazë të interesit në 2,75%, si dhe mbajtja e saj e pandryshuar në vijim ka dhënë një ndikim pozitiv në ekonomi. Ky qëndrim ka kontribuar në uljen e kostove të financimit për bizneset dhe familjet, në rritjen e kreditimit dhe në mbështetjen e aktivitetit ekonomik. Njëkohësisht, ai ka ndihmuar në menaxhimin e pritjeve për inflacionin, në prani të goditjeve nga jashtë, duke krijuar kushte të përshtatshme për kthimin e tij në objektiv”, thuhet në raportin e BSH-së, ku nënvizon se, “perspektiva për të ardhmen mbetet pozitive”.

Raporti vëren se, ekonomia shqiptare pritet të rritet afër potencialit të saj dhe inflacioni të stabilizohet pranë objektivit 3% brenda vitit 2026.

“Kjo rritje do të mbështetet nga bilancet e shëndetshme të sektorit privat, klima e qëndrueshme e besimit dhe vazhdimi i politikave makroekonomike të kujdesshme. Ndërkohë, rritja e punësimit dhe e pagave do të forcojnë më tej fuqinë blerëse të qytetarëve dhe do të përmirësojnë standardin e jetesës”, thekson BSH-ja.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Samiti i Diasporës, Rama: Projektojmë rolin tuaj në rrugëtimin Shqipëria 2030 në BE

“Një komb, një zemër, një e ardhme”, me këtë mesazh ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Samiti i Diasporës, Rama: Projektojmë rolin tuaj në rrugëtimin Shqipëria 2030 në BE

“Një komb, një zemër, një e ardhme”, me këtë mesazh ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi…