Memorandum bashkëpunimi me Moldavinë për integrimin evropian

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti sot në Tiranë zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë, Cristina Gherasimov


Shqipëria dhe Moldavia do të forcojnë bashkëpunimin në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti sot në Tiranë zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë, Cristina Gherasimov, me të cilën nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi.

Memorandumi synon nxitjen e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe shkëmbimin e njohurive mes dy vendeve për çështje që lidhen me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Të dy vendet do të bashkëpunojnë në fusha si proceset e anëtarësimit, duke përfshirë stabilizimin, asociimin dhe negociatat e anëtarësimit; shkëmbimin e njohurive dhe praktikave të negociatave ndërmjet negociatorëve dhe ekspertëve; organizimin i aktiviteteve të përbashkëta si takime, seminare dhe konferenca; forcimin e strukturave institucionale dhe kapaciteteve administrative për detyrimet e anëtarësimit në BE; promovimin e Agjendës së Gjelbër; mbështetjen e transformimit digjital, duke përfshirë sigurinë kibernetike dhe nismat e ekonomisë digjitale etj.

Ministri Hasani e informoi zv/kryeministren Gherasimov mbi momentin historik që po kalon Shqipëria në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar angazhimin për përparim të mëtejshëm në këtë proces.

“Të dyja palët ramë dakord për të intensifikuar përpjekjet në funksion të thellimit të bashkëpunimit dypalësh dhe ndarjes së eksperiencave konkrete në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit”, deklaroi Hasani.

Vizita e zv/kryeministres Gherasimov në Tiranë shënon një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Moldavisë, me theks të veçantë në dimensionin evropian të bashkëpunimit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shkollë dinjitoze në Shezë të Peqinit, hapësirë e re për të gjithë komunitetin

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga shkolla, e pajisur me të gjitha kushtet e nevojshme për një…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shkollë dinjitoze në Shezë të Peqinit, hapësirë e re për të gjithë komunitetin

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga shkolla, e pajisur me të gjitha kushtet e nevojshme për një…