Zelensky: Ukraina ka nevojë për paqe dhe paqja në Europë varet nga kjo

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, në fjalën e mbajtur sot, në samitin e Komunitetit Politik Europian, që po zhvillon punimet në Tiranë, deklaroi se “Ukraina është e gatshme për t’i dhënë fund luftës”.


Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, në fjalën e mbajtur sot, në samitin e Komunitetit Politik Europian, që po zhvillon punimet në Tiranë, deklaroi se “Ukraina është e gatshme për t’i dhënë fund luftës”.

Duke falënderuar kryeministrin Edi Rama për mikpritjen, ai tha se, “të gjithë e kuptojnë se lufta e Rusisë kundër Ukrainës duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe në një mënyrë të drejtë”.

“Ukraina ka nevojë për paqe dhe paqja në Europë varet nëse Ukraina do ta marrë atë”, u shpreh Zelensky.

“Ju të gjithë e dini se këtë javë janë ndërmarrë disa hapa për të ndërprerë luftën, nëse Putini nuk do të kishte frikë të vinte në Ankara. Unë isha atje në Ankara dhe u pritëm nga Presidenti Erdogan, dhe isha i gatshëm në një takim të drejtpërdrejt me Putinin, për të zgjidhur të gjitha çështjet e rëndësishme, por ai nuk ra dakord për asgjë dhe shihej qartë që delegacioni rus që erdhi në Stamboll ishin në një nivel shumë të ulët. Megjithatë unë dërgova një ekip në Stamboll, që udhëhiqej nga ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, për të parë nëse rusët do të vendosin diçka për këtë gjë”, tha ai.

Zelensky, delaroi se, “përparësia jonë numër një është të kemi një armëpushim të plotë e të pakushtëzuar. Delegacioni ukrainas e ka mandatin për ta marrë këtë vendim. Rusia dërgoi të njëjtit njerëz që dërgoi në 2022 dhe nuk thanë asgjë. Po përpiqen që takimin e Stambollit ta kthejnë në një takim bosh. Nuk jemi ne udhëheqësit e Perëndimit që po minojmë negociatat, por janë rusët. Ajo që shikojmë nga delegacioni rus është thjesht dëshirë për të zvarritur, dhe ata nuk po tregojnë rezultate”.

Zelensky, theksoi se, “në rast se përfaqësuesit në Stamboll sot, nuk do të arrijnë të bien dakort për këtë gjë atëherë është 100% e qartë që Putini vazhdon të minojë diplomacinë dhe në këto kushte duhet që ne të arrijmë një rezultat dhe ky rezultat duhet të fillojë me armëpushimin. Delegacioni ukrainas e ka mandatin për ta marrë këtë vendim. Rusia në fakt dërgoi të njëjtit njerëz që dërgoi në 2022 dhe tregoi se asgjë nuk ka ndryshuar dhe po bëjnë gjithçka të mundur që takimin e Stambollit ta kthejnë në një proces bosh të zbarazët të inskenuar si ato në 2022”.

Ai tha se, “nuk jemi ne që po i minojmë këto negociata por janë rusët që kanë dërguar kokë bosha në këto takime dhe kjo shkatërron edhe vetë përkufizimet e diplomacisë”.

“Ajo që shikojmë nga delegacioni rus është thjesht teatër. Bota duhet të reagojë duke përfshirë sanksione kundër sektorit të energjisë së Rusisë e bankave të tyre. Presionet duhet të vijojnë të rriten deri sa të ketë ecuri”, u shpreh ai.

“I bëj thirrje Putinit për t’i dhënë autoritetin e duhur delegacioneve të tij, pasi duhet t’i japim fund vrasjeve. Ne duhet të arrijmë një nivel besimi në negociata dhe kjo duhet bërë duke liruar të burgosurit e luftës duke kthyer të gjithë fëmijët ukrainas që ka Rusia dhe duke liruar të gjithë pengjet që ka Rusia. Ne duhet të përkufizojmë qartësisht se cilat çështje duhet të zgjidhen në nivel udhëheqjeje. Gjithashtu, ne së bashku me të gjithë udhëheqësit e vendeve që janë sot këtu, ne kemi filluar një arkitekturë të re sigurie për Ukrainën dhe për të gjithë Europën. SHBA, presidenti Trump dëshiron t’i japë fund luftës dhe ne duhet të qëndrojmë të bashkërenduar se mbështetja e SHBA është thelbësore dhe e domosdoshme dhe duhet të bashkëpunojmë sa më shumë që është e mundur për këtë gjë“, tha Zelensky.

Burimi ATSH

Paketa e Maleve, Rama me kryebashkiakët: Grante performance për kontribut në rritjen ekonomike

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me kryebashkiakët, ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demon si dhe ministren…

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Paketa e Maleve, Rama me kryebashkiakët: Grante performance për kontribut në rritjen ekonomike

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me kryebashkiakët, ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demon si dhe ministren…