Samiti në Tiranë, Zelensky dhe liderët evropianë telefonatë me Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i pranishëm në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i pranishëm në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

“Së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron, kancelarin gjerman, Friedrich Merz, kryeministrin britanik, Keir Starmer dhe kryeministrin polak, Donald Tusk zhvilluam sot një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, tha sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy në Facebook.

“Ne diskutuam takimin e negociatave të paqes Rusi-Ukrainë, të planifikuar sot në Stamboll”, shtoi Zelensky.

“Ukraina është gati të ndërmarrë hapat më të shpejtë të mundshëm për të sjellë një paqe të vërtetë dhe është e rëndësishme që bota të mbajë një qëndrim të fortë”, shtoi presidenti ukrainas.

“Qëndrimi ynë – nëse rusët refuzojnë një armëpushim të plotë dhe pa kushte dhe një fund të vrasjeve, duhet të pasohet nga sanksione të ashpra. Presioni mbi Rusinë duhet të mbahet derisa Rusia të jetë gati t’i japë fund luftës”, theksoi Zelensky.

“Faleminderit të gjithëve në botë që po na ndihmoni”, shtoi ai.

Më shumë se 40 udhëheqës, përfshirë presidentin ukrainas, Vlodymyr Zelensky, udhëtuan në kryeqytetin shqiptar, Tiranë – për takimin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

I bashkë-organizuar nga kryeministri, Edi Rama dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, udhëheqësit diskutuan sfidat e sigurisë, inovacionin dhe qëndrueshmërinë ekonomike, si dhe migracionin dhe mundësitë për të rinjtë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama viziton Nova Site në Izrael: Një vend që kumbon pa fjalë

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama ka nisur vizitën zyrtare në Izrael

Global 360

Osmani: Do të jemi bashkë me Shqipërinë krah SHBA-së në Bordin e Paqes

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh mbrëmjen e sotme pas nënshkrimit të Bordit të Paqes në Davos, ku ajo firmosi krah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama viziton Nova Site në Izrael: Një vend që kumbon pa fjalë

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama ka nisur vizitën zyrtare në Izrael