Rama: Skuadër bashkërenduese të Komunitetit Politik, nën kujdesin e Presidentit të KiE

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se gjatë punimeve të Komunitetit Politik Europian u ra dakord që të ngrihet një skuadër bashkërenduese e këtij komuniteti nën kujdesin e zyrës së Presidentit të Këshillit Europian.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se gjatë punimeve të Komunitetit Politik Europian u ra dakord që të ngrihet një skuadër bashkërenduese e këtij komuniteti nën kujdesin e zyrës së Presidentit të Këshillit Europian.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, vend që pas Tiranës do të mirëpresë samitin e ardhshëm të Komunitetit Politik Europian, që pritet të mbahet në vjeshtën e këtij viti, Rama theksoi se Samiti bëri bashkë 54 udhëheqës, anëtarë të BE e jo anëtarë, për të zhvilluar një diskutim të rëndësishëm, intensiv, mjaft të hapur, për një Europë të re në një botë të re, që ishte edhe titulli kryesor i këtij samiti.

“Sot në Tiranë kemi një përkushtim të ripërtëritur ndaj kontinentit tonë dhe qytetarëve tanë, për t’i mbajtur fort bashkë vlerat e parimet që udhëheqin shoqëritë tona, për të bërë gjithçka kemi të mundur për të mbrojtur vlerat dhe parimet tona të mishëruara në shoqëritë tona, duke mbrojtur vendet tona, qytetarët tanë e të ardhmen e Europës”, theksoi Rama.

Më tej, Kryeministri vuri në dukje se gjatë punimeve të samitit u diskutua edhe si do të ecet më tej për të investuar më shumë në novacion, në ato fusha të Europës që i përkasin këtij Komuniteti Politik dhe në ato vende që ende nuk i përkasin ende, apo që nuk do t’i përkasin ndonjëherë.

“Mendoj se dita sot ka qenë e frytshme. Patëm një sërë tryezash me një sërë temash diskutimi dhe pati përfundime interesante, të cilat do të çohen më tej nga danezët. Dhe ndërkohë vendosëm që do të kemi një skuadër bashkërenduese të Komunitetit Politik nën kujdesin e zyrës së Presidentit të Këshillit Europian”, u shpreh Rama.

Duke u përballur me faktin që së bashku përfaqësojmë një treg të jashtëzakonshëm prej 600 milionë njerëzish, me potencial masiv, vijoi Rama, na takon të bëjmë atë që duhet, për ta shndërruar atë potencial në rezultate pozitive për njerëzit tanë, vendet tona, që kanë mendësi të njëjtë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria plan veprimi me Francën për inovacionin

Shqipëria dhe Franca nënshkruan sot në Tiranë një deklaratë bashkëpunimi për Planin e Veprimit për Inovacionin.

Global 360

Samiti në Tiranë, Zelensky dhe liderët evropianë telefonatë me Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i pranishëm në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë, ka zhvilluar…

Diplovista

Rama për ”La Repubblica”: Fituam zgjedhjet sepse shqiptarët e duan Evropën

Fituam zgjedhjet sepse shqiptarët e duan Evropën, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën e njohur italiane ”La…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria plan veprimi me Francën për inovacionin

Shqipëria dhe Franca nënshkruan sot në Tiranë një deklaratë bashkëpunimi për Planin e Veprimit për Inovacionin.