Starmer: Marrëdhënie e veçantë me Shqipërinë, jemi për zgjidhjen e problemeve

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, deklaroi sot se marrëdhënia me Shqipërinë është e veçantë


Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, deklaroi sot se marrëdhënia me Shqipërinë është e veçantë dhe vizita e tij në Tiranë përfaqëson një deklaratë të qartë qëllimi për mënyrën se si qeveria britanike e sheh këtë partneritet.

“Fakti që jam unë kryeministri i parë britanik që jam në këtë vizitë dypalëshe, duhet të shihet edhe si një deklaratë qëllimi për mënyrën se si e shikojmë Shqipërinë dhe kryeministrin Rama dhe për vet karakterin, natyrën dhe forcën që ka marrëdhënia jonë. Nuk dua të bëj komente për kryeministra të mëparshëm por qasja ime nuk është ajo me megafon, apo diplomacia me megafon, por është ajo ku ti bën punën e fortë dhe zgjidh problemet me të cilat ne duhet të përballemi”, theksoi ai i pyetur lidhur me qëndrimet e paraardhësve të tij ndaj emigrantëve shqiptarë, ku në disa raste nuk ishin bërë dallime mes atyre që punonin dhe paguanin taksa dhe një pjese të vogël që mund të ishin përfshirë në aktivitet kriminal.

Ai theksoi se prioritet i tij nuk është të flasë me zë të lartë për problemet, por të “përveshë mëngët” dhe të angazhohet për zgjidhjen e tyre në mënyrë konkrete. Sipas tij, kjo qasje ka rezultuar efektive.

“Gjatë muajve e viteve të shkuara e kemi treguar qartë përmes bashkëpunimit të ngushtë mes autoriteteve tona ligjzbatuese, që punojnë së bashku mbi çështje të ndjeshme ndërkufitare. Po ashtu, sot do të shohim nga afër edhe bashkëpunimin mes trupave tona ushtarake, për të cilin të dy jemi shumë krenarë”, deklaroi kryeministri britanik.

Lexo më shumë nga

Bashkëpunimi në administrimin tatimor, takim i përbashkët Shqipëri-Kosovë

Stafet e Administratës Tatimore të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës zhvilluan një takim të përbashkët pune, ku u diskutuan çështje…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Bashkëpunimi në administrimin tatimor, takim i përbashkët Shqipëri-Kosovë

Stafet e Administratës Tatimore të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës zhvilluan një takim të përbashkët pune, ku u diskutuan çështje…