Përfundon numërimi në qarkun e Vlorës, PS 59,43% të votave, PD 25,23%

Sipas rezultatit të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në rang qarku Partia Socialiste ka fituar 29 499 vota ose 59,43% në total, e dyta renditet Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore e cila ka marrë 12 521 vota ose në total 25,23%.


Përfundon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun e Vlorës.

Sipas rezultatit të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në rang qarku Partia Socialiste ka fituar 29 499 vota ose 59,43% në total, e dyta renditet Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore e cila ka marrë 12 521 vota ose në total 25,23%.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 1947 vota

Partia Mundësia ka marrë 3671vota

Lëvizja Bashkë ka marrë 718 vota

Partia Socialdemokrate ka marrë 288 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 463 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim 248 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 137 vota.

Lëvizja Atdheu ka marrë 71 vota

Partia Aleanca Demokracia e Re 73 vota

Për sa i përket votave për bashkitë, në bashkinë e Vlorës PS ka marrë 29 499 vota ose 59,43% të votave, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 12 521 vota ose 25,23% të tyre. Forcë e tretë në këtë qark renditet Partia Mundësia me 3671 vota ose7,4%, e ndjekur nga Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 1947 vota ose 3,92%.

Në bashkinë Sarandë PS ka marrë 7958 vota ose 55,69% të tyre, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 3729 vota ose 26,1% të tyre e ndjekur nga koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 1549 vota ose 10,84%.

Në Delvinë Partia Socialiste ka marrë 2545 vota, ose 58,57% të votave, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 1152 vota, ose 26,51 % të votave dhe Partia Socialdemokrate ka marrë 273 vota ose 6,28%.

Në bashkinë Finiq Partia Socialiste ka marrë 2511 vota, ose 60,87% të votave, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 1166 vota, ose 28,27% të votave dhe Partia Socialdemokrate ka marrë 219 vota ose 5,31%.

Në bashkinë Himarë Partia Socialiste ka marrë 3196, ose 51,26% të votave, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 2370 vota, ose 38,01% të votave dhe Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 358 vota ose 5,74% të votave.

Në bashkinë Konispol Partia Socialiste ka marrë 2231, ose 56,15% të votave, koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 1156 vota, ose 29,10% të votave dhe koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka marrë 380 vota ose 9,56% të votave.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Me ambasadoren e ShBA-ve në Athinë diskutuam çështje të interesit të lartë amerikan

Kryeministri Edi Rama zbardhi sot detaje nga pritja në kryeministri e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Athinë,…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Me ambasadoren e ShBA-ve në Athinë diskutuam çështje të interesit të lartë amerikan

Kryeministri Edi Rama zbardhi sot detaje nga pritja në kryeministri e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Athinë,…