Përfundon numërimi në qarkun e Korçës, Partia Socialiste 54,33% të votave, PD 34,57%

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka përfunduar në qarkun e Korçës.


Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka përfunduar në qarkun e Korçës.

Sipas rezultatit të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në rang qarku Partia Socialiste ka fituar me 57 213 vota ose 54,33% në total, i dyti është renditur Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore i cila ka marrë 36 405 vota ose në total 34,57%.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 4520 vota

Partia Mundësia ka marrë 2247 vota

Lëvizja Bashkë ka marrë 819 vota

Partia Socialdemokrate ka marrë 2518 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 1036 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim 206 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 151 vota.

Lëvizja Atdheu ka marrë 122 vota

Partia Aleanca Demokracia e Re 72 vota

Për sa i përket votave për bashkitë, në bashkinë e Korçës Partia Socialiste ka marrë 20 468 vota ose 52,98%, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca Shqipëria Madhështore ka marrë 13 845 vota ose 35,84%. Partia Mundësia ka marrë 899 vota ose 2,33%, ndërsa Partia Socialdemokrate ka marrë 850 vota ose 2,2%.

Në bashkinë Pogradec, Partia Socialiste ka marrë 14 178 vota ose 54,31%, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca Shqipëria Madhështore ka marrë 8776 vota ose 33,62%. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 1349 vota ose 5,17%, Partia Mundësia ka marrë 747 vota ose 2,86%.

Në bashkinë Pustec, Partia Socialiste ka marrë 1054 vota ose 67,78%, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 458 vota ose 29,45% të tyre. Partia Mundësia ka marrë 16 vota ose 1,03% të votave, Partia Socialdemokrate ka marrë 11 vota ose 0,71% dhe Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 7 vota ose 0,45%.

Në bashkinë Maliq, Partia Socialiste ka marrë 10 698 vota ose 55,74%, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca Shqipëria Madhështore ka marrë 5792 vota ose 30,18%. Partia Socialdemokrate ka marrë 1003 vota ose 5,23%, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 946 vota ose 4,93%.

Në bashkinë Kolonjë, Partia Socialiste ka marrë 3733 vota ose 64,38%, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca Shqipëria Madhështore ka marrë 1664 vota ose 28,7%. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 124 vota ose 2,14%, Partia Mundësia ka marrë 86 vota ose 1,43%.

Në bashkinë Devoll, Partia Socialiste ka marrë 7082 vota ose 50,5%, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca Shqipëria Madhështore ka marrë 5870 vota ose 41,85%. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 361 vota ose 2,57%, Partia Socialdemokrate ka marrë 324 vota ose 2,31%.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Tatimet, fushatë informuese për formalizimin e tregut bujqësor dhe blegtoral

Administrata Tatimore ka nisur një fushatë informuese dhe ndërgjegjësuese të drejtuar ndaj tatimpaguesve që merren me tregtimin e produkteve bujqësore…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Tatimet, fushatë informuese për formalizimin e tregut bujqësor dhe blegtoral

Administrata Tatimore ka nisur një fushatë informuese dhe ndërgjegjësuese të drejtuar ndaj tatimpaguesve që merren me tregtimin e produkteve bujqësore…