Blendi Gonxhja shpall fitoren e PS në Kombinat: Rikonfirmohet si njësia bashkiake me rezultatin më të mirë

Drejtuesi politik i PS në Tiranë, Blendi Gonxhja, ka shpallur fitoren në zonën e Kombinatit, ku ai ka operuar më së shumti.


Drejtuesi politik i PS në Tiranë, Blendi Gonxhja, ka shpallur fitoren në zonën e Kombinatit, ku ai ka operuar më së shumti.

Sipas Gonxhes, ka një rritje të vota për PS, çka e bën Kombinatin si njësinë bashkiake me rezultatin më të mirë brenda njësive urbane.

Deklarata e Gonxhes:

“Është një ditë e bukur për ne socialistët e Kombinatit, sepse rikonfirmohet si njësia bashkiake me rezultatin më të mirë brenda njësive urbane që kanë dendësinë më të madhe të popullsisë me diference prej 6% me mesataren e këtyre njësive dhe diferencë 7% me mesataren e qarkut.

Po njoftojmë fitoren e PS në kombinat që nuk është një nga zonat më lehta në kryeqytet, sepse ka pasur problematika dhe halle që lidhen me rindërtimin. Ne kemi pasur një rënie të numrit të votuesve për shkak se nga Kombinati, nga njësia 6 shkojnë drejt njësisë 14, disa mijëra votues me pasaportizimin atje, pasi ajo njësi është krijuar nga njësia 6.

Dhe kemi pasur mbi 4 mijë votues të cilët nga censuset tona janë shumica socialistë, që janë te njësitë e tjera. Nga pikëpamja e pjesëmarrjes e dinim që do të kishim një rënie. Rënia në pjesëmarrje në rastin tonë është përkthyer në një bojkot të opozitës. Jemi më mirë edhe se viti 2021. Jemi në 54.5% kur kemi qenë 53.5% si PS në 2021.

Jemi në rritje shumë të rëndësishme krahasuar dhe me njësitë e tjera bashkiake. Kemi regjistrim të lartë nga njësia 6 për Diasporën dhe rezultatin e presim tani. Ne kemi regjistruar gati mbi 5,000 bashkëkombës në nivel kombëtar, gati 2,000 në rang qarku dhe mbi 1,500 në rang njësie. Të gjitha këto bashkë bëjnë që të jemi shumë krenarë!”

Ibrahimaj: Të angazhuar për klimë biznesi më të drejtë, transparente dhe konkurruese

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë sot në prezantimin e raportit të FIAA-s “Business Environment in Albania…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Ibrahimaj: Të angazhuar për klimë biznesi më të drejtë, transparente dhe konkurruese

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë sot në prezantimin e raportit të FIAA-s “Business Environment in Albania…