Spiropali: Puna e PS dhe besimi i qytetarëve, rezultati i fitores në Vorë

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali deklaroi sot se “PS ka fituar thellë në bashkinë e Vorës”.


Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali deklaroi sot se “PS ka fituar thellë në bashkinë e Vorës”.

Në një prononcim për shtyp nga Vora, ku ka përfunduar numërimi elektronik, Spiropali tha se “edhe pse rezultati i numërimit elektronik duhet të kishte dalë që mbrëmë, ne investuam në numërimin elektronik për Vorën dhe njësinë 10 për të dalë rezultati, për të vazhduar traditën e pasqyrimit të rezultateve në kohë reale, ku bashkia Vorë do të kishte qenë bashkia e parë që do të shpallte fitoren e thellë për PS-në siç edhe rezulton nga ky numërim sot”.

“PS ka fituar në Vorë ashtu siç pritej me një diferencë të thellë për shkak të punëve të mira që kemi bërë këtu, jo vetëm rindërtimit, por edhe projektet e tjera të zhvillimit të Vorës, infrastrukturës. Gjatë punës së madhe në terren të PS-së, e cila është shumë pranë qytetarëve çdo ditë të vitit jo vetëm në muajin e zgjedhjeve dhe ky rezultat reflekton këtë besim të madh që Vora, qarku i Tiranës dhe gjithë Shqipëria i ka dhënë Edi Ramës dhe PS-së”, nënvizoi Spiropali.

Spiropali bëri të ditur se “ne sapo e morëm rezultatin tonë, i cili u përcoll tek KQZ dhe i takon KQZ-së të shpallë zyrtarisht rezultatin për shkak të asaj që quhej numërim elektronik, por që nuk përfundoi në një numërim elektronik”.

“Kemi diferencë shumë të thellë edhe pse kanë votuar më pak në bashkinë e Vorës PS ka një rritje në përqindje nga 2021″, tha Spiropali.

Më tej Spiropali tha se ne e kemi shpallur objektivin ton 20 mandate në qarkun e Tiranës uroj që ky vullnet i shprehur i qytetarëve të lexohet në kutitë e numërimit për PS-në, për Shqipërinë 2030 në BE”.

Burimi ATSH

Rama ndan foton familjare me udhëheqësit e vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Samitin BE- Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel.

Global 360

Osmani nga Brukseli: Fati i Kosovës është Bashkimi Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar në Bruksel aty ku do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama ndan foton familjare me udhëheqësit e vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Samitin BE- Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel.