Krimet zgjedhore, SPAK: U administruan 156 materiale, 39 procedime penale të regjistruara

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë bilancin lidhur me krimet zgjedhore në vend gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Të dhënat janë deri me 11 Maj ora 19:00.


Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë bilancin lidhur me krimet zgjedhore në vend gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Të dhënat janë deri me 11 Maj ora 19:00.

SPAK informon se janë 156 materiale të administruara, ku mes tyre 39 procedime penale të regjistruara.

Nga procedimet penale të regjistruara: 21 janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit. 1 është referuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. 8 janë nisur kryesisht nga SPAK. 3 kanë ardhur si rezultat i kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm. 3 janë referuar nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore. 3 janë bazuar në kallëzimet e subjekteve politike.

Krimet Zgjedhore – 156 materiale të administruara

39 materiale kallëzuese kanë kaluar në fazën e hetimit (janë regjistruar si procedime penale).
25 janë vendime për mosfillim të hetimit penal.
24 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore.
17 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë. (për informacion shtesë ose për kryerje të veprimeve të para).
1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese.
Krimet Zgjedhore – Veprat penale për 39 procedimet

33 procedime janë regjistruar për veprën penale të nenit 328 (korrupsionit aktiv në zgjedhje).
4 procedime janë regjistruar për të dy nenet, respektivisht, sipas nenit 328 me nenin 328/b (korrupsioni aktiv/pasiv në zgjedhje).
1 procedim është regjistruar sipas nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike).
1 procedim është regjistruar për nenin 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike dhe nenin 248 (shpërdorimi i detyrës).
50 materiale (denoncime/sinjalizime) kanë ardhur në mënyrë elektronike (në portalin Denonco Krimin Zgjedhor dhe e-mail [email protected]).
5 sinjalizime kanë ardhur në numrin e gjelbër.

Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit…