Balluku për procesin zgjedhor: Kemi rreth 65% në Fier, presim deri në kutinë e fundit

Zv/kryeministrja, njëherësh drejtuesja politike e PS në qarkun e Fierit, Belinda Balluku, u shpreh sot se PS ka aktualisht 65% të votave dhe mandatin e 12-të në qarkun e Fierit.


Zv/kryeministrja, njëherësh drejtuesja politike e PS në qarkun e Fierit, Belinda Balluku, u shpreh sot se PS ka aktualisht 65% të votave dhe mandatin e 12-të në qarkun e Fierit.

Në një intervistë televizive, Balluku foli lidhur me procesin e votimit, të numërimit dhe të rezultateve të deritanishme nga zgjedhjet e 11 majit.

“Mandati i 10 ka qenë i pritshëm, kemi qenë të bindur që do arrijmë mandatin e 11, ndërkohë që për mandatin e 12, do thoja që ti planifikon dhe ëndërron, më është dëgjuar dëshira kësaj radhe”, tha ajo.

E pyetur nëse kanë besim për një mandat të 13, Balluku tha se, “mandati i 12 është i brishtë, jemi duke pritur numërimin e secilës kuti. Për shkak të këtij procesi zgjedhor duhet të them që mandatet janë shumë të brishta. Çdo mandat që ne marrim më tepër vështirësohet për ne. Për shkak të përqindjeve, ne kemi rreth 65% dhe PD ka nën 25%, ne e kemi mandatin e 12, por do të gëzoja dhe deklaroja për këtë mandat vetëm në mbyllje të kutisë së fundit. Ndërkohë për mandatin e 13, janë të mirëpritur të gjithë mandatet edhe 14”.

Duke folur për opozitën, Balluku tha se, “PD zgjodhi që të bëjë një fushatë zero në terren, vetëm sharje, ofendime në facebook, çuditërisht vendosi të bullizonin femra në Fier. Ata kanë bazuar fushatën në sharjen e grave në këtë vend”.

Burimi ATSH

“KAYO” autorizohet për prodhimin dhe tregtimin e armëve, pajisjeve dhe veshjeve

Këshilli i Ministrave autorizoi sot shoqërinë aksionare shtetërore “KAYO”, sh.a., që, vetë ose nëpërmjet subjekteve të tjera të krijuara prej…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

“KAYO” autorizohet për prodhimin dhe tregtimin e armëve, pajisjeve dhe veshjeve

Këshilli i Ministrave autorizoi sot shoqërinë aksionare shtetërore “KAYO”, sh.a., që, vetë ose nëpërmjet subjekteve të tjera të krijuara prej…