Proda mesazh falënderimi për trupën e policisë: Giro d’Italia kurrë më e sigurt se në Shqipëri

Policia e Shtetit njoftoi pasditen e sotme mbylljen me sukses të etapës së tretë dhe të fundit të “Giro d’Italia 2025”, në qytetin e Vlorës.


Policia e Shtetit njoftoi pasditen e sotme mbylljen me sukses të etapës së tretë dhe të fundit të “Giro d’Italia 2025”, në qytetin e Vlorës.

Turi çiklistik prestigjioz zhvilloi për herë të parë në histori tre etapat e para në Shqipëri.

Përmes një mesazhi, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda falënderoi strukturat që garantuan mbarëvajtjen e turit.

Ai vlerësoi angazhimin e jashtëzakonshëm të strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin.

“Përballimi me sukses i kësaj sfide ishte një provë e rëndësishme e profesionalizmit dhe përkushtimit të organizatës sonë, kjo e gërshetuar me bashkëpunimin e shkëlqyer me policitë bashkiake Tiranë, Durrës e Vlorë”, u shpreh Proda.

Ai falënderoi të gjithë drejtuesit për menaxhimin dhe çdo punonjës të Policisë, kursant e student të Akademisë së Sigurisë për kontributin e tij. “Jam i bindur se Giro d’Italia kurrë nuk ka qenë më e sigurt se në Shqipëri. Faleminderit të gjithëve”, shkruan Proda.

Sipas tij, Policia e Shtetit tregoi edhe një herë se është një strukturë e besueshme, e aftë të garantojë sigurinë dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve të mëdha ndërkombëtare.

Rama: Foto e Ditës, në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Kryeministri Edi Rama zgjodhi që të kujtojë Ditën e Alfabetit përmes një fotografie historike me anëtarët e Komisionit të Abecesë…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Foto e Ditës, në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Kryeministri Edi Rama zgjodhi që të kujtojë Ditën e Alfabetit përmes një fotografie historike me anëtarët e Komisionit të Abecesë…