Rama ndan mesazhin e fituesit të etapës së I-ë të ‘Giro d’Italia’, Pedersen: Shqipëria, vendi im i preferuar

Giro d’Italia do të vijojë sërish ditën e sotme me etapën e dytë e cila do të zhvillohet në Tiranë.


Etapa e parë e Giro d’Italia, edicioni i 108 i një prej tureve më të famshëm në mbarë botën në çiklizëm uli siparin këtë të premte me një fitues në Tiranë.

Shqipëria ka fatin të mirëpres në 3 etapat e para Giro d’italian, aty ku 184 çiklistë garojnë të ndarë në 23 skuadra.

Në përfundim të etapës së parë në vendin e parë doli çiklisti danez Mads Pedersen që e mbylli garën duke regjistruar kohën 3 orë e 36 minuta e 24 sekonda.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një intervistë të çiklistit Mads Pederson në fillim dhe në përfundim të garës.

I pyetur nëse do të ishte Shqipëria vendi i tij i preferuar, Pedersen tha “nëse fitoj sigurisht që do të jetë vendi im i preferuar”.

Po tani?! “Përfundimisht! Është i preferuari im tani”, tha ai pasi u shpall fitues.

Giro d’Italia do të vijojë sërish ditën e sotme me etapën e dytë e cila do të zhvillohet në Tiranë. Ajo është një kronometër individual me gjatësi 13.7 km duke përshkuar rrugët e kryeqytetit, përfshirë edhe një ngjitje prej 1.2 km me një pjerrësi 5.7%.

Kumbaro: Bashkëpunim me UNESCO-n për rishikimin e ligjit të arsimit të lartë

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro zhvilloi një takim me drejtorin e përgjithshëm të UNESCO-s, Khaled El-Enany, në kuadër të agjendës…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro: Bashkëpunim me UNESCO-n për rishikimin e ligjit të arsimit të lartë

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro zhvilloi një takim me drejtorin e përgjithshëm të UNESCO-s, Khaled El-Enany, në kuadër të agjendës…