Proda mesazh policëve: Përballimi me sukses i ‘Giro d’Italia’, dëshmi e qartë e përkushtimit tuaj

Përfundon faza e dytë e aktivitetit “Giro d’Italia 2025”, e cila u zhvillua gjatë gjithë ditës së sotme në Tiranë.


Përfundon faza e dytë e aktivitetit “Giro d’Italia 2025”, e cila u zhvillua gjatë gjithë ditës së sotme në Tiranë.

Në kuadër të kësaj gare u morën masa të shkëlqyera dhe një bashkëpunim mjaft i mirë mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, duke koordinuar me organizatorët e garës.

Në përfundim të etapës së dytë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka përcjellë një tjetër mesazh vlerësimi e inkurajimi për efektivat.

“Përballimi me sukses i etapës më të vështirë të Giro d’Italia, që u zhvillua sot në Tiranë, është dëshmi e qartë e përkushtimit dhe profesionalizmit tuaj dhe një provë e fortë se organizata jonë i ka të gjitha kapacitetet dhe mundësitë për të përballuar sfida të tilla dhe akoma më të mëdha. Ju falënderoj të gjithëve për kontributin. Inkurajoj secilin prej jush për të kontribuar njësoj si deri tani edhe gjatë fazës së fundit të Giro d’Italia, që do të zhvillohet nesër në qarkun Vlorë, me qëllim që i gjithë ky aktivitet i jashtëzakonshëm të përmbyllet me sukses. Suksese dhe krenar për të gjithë ju”, u shpreh Proda.

Rama: Serbia e humbi Kosovën, lumenjtë ndjekin gjeografinë dhe jo bisedat diplomatike

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj deklaratave të Beogradit në lidhje me devijimin e lumit Ibër

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Serbia e humbi Kosovën, lumenjtë ndjekin gjeografinë dhe jo bisedat diplomatike

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj deklaratave të Beogradit në lidhje me devijimin e lumit Ibër