Rama: Anëtarësimi në BE në vitin 2030, objektiv historik i mandatit të katërt

Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i Partisë Socialiste, deklaroi sot se anëtarësimi i Shqipërisë në BE në 2030 është objektiv i mandatit të tij të 4-rt në krye të qeverisë.


Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i Partisë Socialiste, deklaroi sot se anëtarësimi i Shqipërisë në BE në 2030 është objektiv i mandatit të tij të 4-rt në krye të qeverisë.

“Nëse ne realizojmë anëtarësimin kemi realizuar një mision historik. Kemi 35 vite që ne i biem vërdallë dhe asnjëherë ata nuk na e kanë hapur derën. Tani e kanë hapur derën”, deklaroi Rama gjatë një interviste televizive.

Rama bëri të ditur se Bashkimi Europian po negocion me Shqipërinë.

Ai theksoi se asnjë forcë tjetër politike, përveç PS, nuk ka kapacitete të bëjë integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

“Që Shqipëria të ketë kapacitet të negociojë me BE duhet vetëm me Partinë Socialiste. Ka një gjë, kjo nuk është një garë që ne të marrim një rrugë dhe të shkojmë atje, por një garë me veten që ne të bëhemi një vend që duke mbyllur negociatat merr një “certifikatë” që është shtet. Ky është një proces shtetbërës dhe në ndërsa je në negociata, ti ndërkohë ndërton shtetin brenda vetes”, u shpreh kryeministri.

Shqipëria, vijoi Rama, sot është në nivel tjetër dhe i pari vend të cilit i jepet hapja e negociatave në 2024-n dhe mbyllja në 2027-n.

Burimi ATSH

Rama vizitë në SHBA, do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Kryeministri Rama do të marrë pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"