Shqipëria në Bienalen e 19-të Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja, përuroi çeljen e pavijonit shqiptar me temën “Building Architecture Culture”, kuruar nga Anneke Abhelakh.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja përuroi zyrtarisht çeljen e pavijonit shqiptar me temën “Building Architecture Culture”, kuruar nga Anneke Abhelakh në Venecia.

Ky pavijon ofron një reflektim të thellë mbi arkitekturën si një gjuhë shoqërore, një mjet për dialog, përfshirje dhe transformim.

Një moment i veçantë i përurimit ishte prania e disa prej emrave më të njohur të arkitekturës botërore si Bjarke Ingels, Winy Maas, si dhe përfaqësues të disa prej studiove më të njohura ndërkombëtare, një dëshmi e rritjes së vëmendjes që po tërheq Shqipëria në arenën globale.

Pjesëmarrja në këtë Bienale përfaqëson më shumë sesa një prezencë artistike. Ajo është një dëshmi e transformimit të vërtetë që po ndodh në Shqipëri. Arkitektura po kthehet në një instrument zhvillimi, në një mjet ndërtimi identiteti, zhvillimi ekonomik, inovacioni urban dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

Pavijoni shqiptar do të jetë i hapur për publikun nga data 10 maj deri më 23 nëntor 2025.

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.