Rama: Çerek miliard euro investime në qarkun e Durrësit, 362 kilometra rrugë të brendshme të rehabilituara

Kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe kreu i Partisë Socialiste bëri sot një pasqyrë të të gjitha investimeve që janë bërë në qarkun e Durrësit, për të parë siç u shpreh ai se sa shumë është bërë në çdo cep.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe kreu i Partisë Socialiste bëri sot një pasqyrë të të gjitha investimeve që janë bërë në qarkun e Durrësit, për të parë siç u shpreh ai se sa shumë është bërë në çdo cep.

Rama tha gjatë takimit elektoral të zhvilluar në Fushë Krujë se gjithmonë flitet në “hava”, s’ka rrugë nëpër fshatra, ka ngelur fshati pa rrugë etj. Sipas Ramës, në qarkun e Durrësit në total janë 596 projekte për gati çerek miliard euro dhe 362 kilometra rrugë të brendshme që janë rehabilituar në të gjithë qarkun e Durrësit.

“Kemi projektet e transformimit urban, 99 projekte, 81 milionë euro që kanë transformuar Durrësin, Krujën lart një destinacion historie dhe turizmi që ishte një qamet i madh. Ndërkohë që me ndërhyrjet që kemi bërë është komplet tjetër dhe Shijakun që ishte kënetë komplet, sot është një territor urban dinjitoz”, tha Rama.

“Turizmi dhe mjedisi 14 projekte dhe 30 milionë euro që qeveria ka dhënë për turizmin dhe mjedisin në qarkun e Durrësit, ndërsa ujësjellës kanalizime janë 200 milionë euro për 116 projekte ujësjellësash dhe kanalizimesh”, vijoi ai.

Kryeministri u ndal edhe te investimet në sektorin energjetik, ku sipas tij ka qenë problem kudo çështja e cilësisë së shpërndarjes së energjisë. Në qarkun e Durrësit, tha Rama janë investuar 177 milionë euro për 121 projekte për të përmirësuar rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

“Bujqësia ka 130 projekte me 50 milionë euro mbështetje që qeveria i ka dhënë fermerëve dhe sektorit në qarkun e Durrësit”, tha Rama.

“Arsimi natyrisht është shumë më lart edhe për arsye të rindërtimit. 191 projekte dhe shkollat e reja të Durrësit, Krujës, Bubqit janë shkolla të standardeve evropiane. Ne do t’i shkojmë deri në fund çdo fëmije që do të shkojë në një shkollë të standardeve evropiane”, pohoi Rama.

Kryeministri foli edhe për 14 investimet në sport për një shumë prej 5.8 milionë euro, ndërsa shtoi se projekti për ndërtimin e stadiumit të ri të Durrësit do e kthejë këtë të fundit në një qendër të re sportive dhe urbane e qytetit.

“Kultura ka 39 projekte dhe 17.6 milionë euro për aktivitete kulturore, ndërsa shëndetësia dhe kujdesi social 13.6 milionë euro”, tha Rama.

Burimi ATSH

“Maratona e Durrësit 2025”, një mijë pjesëmarrës nga 18 shtete

Gara u zhvillua në tre kategori, duke u përshtatur për çdo moshë dhe nivel në distancat 1 km, 5 km…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

“Maratona e Durrësit 2025”, një mijë pjesëmarrës nga 18 shtete

Gara u zhvillua në tre kategori, duke u përshtatur për çdo moshë dhe nivel në distancat 1 km, 5 km…