Rama: 1,250 miliardë euro më shumë iu mbetën bizneseve të vogla nga politikat tona fiskale

Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, gjatë takimit përmbyllës elektoral në Krujë, deklaroi se politika fiskale e ndjekur nga qeveria gjatë 12 viteve të fundit, përmes taksës progresive, ka rezultuar e suksesshme. Ai theksoi se nga kjo qasje kanë përfituar bizneset e vogla duke iu lënë në dispozicion 1 miliardë e 250 milionë euro për riinvestim.

”Ndryshuam skemën e taksimit. Bizneset me xhiro deri në 140 mijë euro kanë zero tatimfitimi dhe ato me xhiro deri në 100 mijë euro edhe zero TVSH. Dhe nuk do të paguajnë as tatimfitimi as TVSH deri në 2029”, deklaroi Rama.

Sipas tij, aktualisht vetëm 11% e bizneseve paguajnë tatimfitimi, ndërsa 27% paguajnë TVSH.

“Kjo do të thotë se 66 milionë euro në vit, që më parë shteti ua merrte bizneseve të vogla si TVSH, tani u mbeten atyre për të përballuar nevojat e familjeve dhe për të investuar në aktivitetet e tyre”, u shpreh kreu i qeverisë.

Ai shtoi se përjashtimi nga tatimi i fitimit për bizneset me xhiro deri në 140 mijë euro u ka kursyer këtyre subjekteve 58 milionë euro në vit.

“Të dy masat së bashku përkthehen në rreth 1 miliard e 250 milionë euro të kursyera gjatë 10 viteve të fundit, që nuk ua merr më shteti të vetëpunësuarve apo atyre që punësojnë të tjerë”, përfundoi Rama.

Rama iu përgjigj edhe akuzave të opozitës për rënie të eksporteve.

“Eksportet janë rritur me 3 herë. Thonë nuk ka prodhim, ndërkohë që eksportet, prodhimi “Made in Albania” ishte nën 3 miliardë euro dhe ka shkuar 9,1 miliardë euro”, tha Rama.

Burimi ATSH

“Maratona e Durrësit 2025”, një mijë pjesëmarrës nga 18 shtete

Gara u zhvillua në tre kategori, duke u përshtatur për çdo moshë dhe nivel në distancat 1 km, 5 km…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

“Maratona e Durrësit 2025”, një mijë pjesëmarrës nga 18 shtete

Gara u zhvillua në tre kategori, duke u përshtatur për çdo moshë dhe nivel në distancat 1 km, 5 km…