Berisha në Elbasan: Zero tolerancë ndaj analfabetizmit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot takimin përmbyllës elektoral në qytetin e Elbasanit.


Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot takimin përmbyllës elektoral në qytetin e Elbasanit.

Gjatë fjalës së tij Berisha prezantoi programin e PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ku u ndal edhe tek arsimi dhe rinia.

Berisha tha se po “rritet me shpejtësi të madhe analfabetizmi”.

“Zero tolerancë ndaj analfabetizmit. Do bëhet gjithçka që asnjë fëmijë të mos mbetet analfabet”, tha Berisha.

Berisha theksoi më tej se “do bëhet çdo përpjekje që fëmijët të mbarojnë shkollat 9-vjeçare dhe të gjithë, pa përjashtim, shkollat e mesme. Ne zotohemi se do konsiderojmë në mënyrën më serioze arsimin e mesëm të detyrueshëm për të gjithë fëmijët shqiptarë”.

Kreu i PD-së shtoi se do të hiqet mesatarja për të konkurruar në universitete.

“Jeta akademike do rigjallërohet. Autonomia dhe liria akademike do rikthehet në universitetet tona. Universiteti dhe shkolla në tërësi do jetë në partneritet të plotë me sipërmarrjet”, tha Berisha.

Berisha tha më tej se “çdo i ri që diplomohet, brenda një viti do ketë punë në sektorin publik ose privat. Qeveria do paguajë një vit sigurimet shoqërore për ta. Sipërmarrësit që punësojnë të rinj nën 30 vjeç, mund të përfitojnë ulje gjer në 70 për qind të taksave”.

“Shteti do krijojë fondin e sipërmarrjes së të rinjve. 10 milionë euro në vit për startup-et e të rinjve. 5 mijë euro grant për çdo të ri që nis një biznes dhe kredi të buta më pas për suksesin e tij”, tha Berisha.

Bërisha nënvizoi se “do investojmë për rininë tonë, është investim jetik, vendimtar për ne, përndryshe na pret fati i shumë kombeve të tjera që janë zhdukur në histori”.

“Rikthimi i kombit në rini është misioni më i shenjtë që mund të ndërmarrim së bashku”, u shpreh Berisha.

Beja: Presidenca shqiptare e CEFTA-s do të orientohet në rritjen e sigurisë për biznesin

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim drejtoreshën e Sekretariatit të CEFTA-s, Pranvera Kastrati, ku u…

Global 360

BE-ja pritet të heqë sot të gjitha masat ndaj Kosovës

Sot pritet që të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Beja: Presidenca shqiptare e CEFTA-s do të orientohet në rritjen e sigurisë për biznesin

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim drejtoreshën e Sekretariatit të CEFTA-s, Pranvera Kastrati, ku u…