Berisha në Durrës: Qeveria jonë në epiqendër të programit të saj do të ketë fëmijët dhe të rinjtë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot takimin përmbyllës elektoral në qytetin e Durrësit.


Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot takimin përmbyllës elektoral në qytetin e Durrësit.

Në fjalën e tij Berisha u fokusua te programi i PD-së, ku theksoi se qeveria e ardhshme në epiqendër të programit të saj do të ketë fëmijët dhe të rinjtë.

Berisha theksoi se “pakti kombëtar për rininë do të jetë udhërrëfyesi ynë për të rikthyer kombin në rininë e tij”.

“Programi ynë ka një zotim solemn, t’i kthejë kombit rininë e tij, të kthejë Durrësin dhe kombin në moshën e rinisë. Ndaj dhe jam këtu sot për të shpallur për mbarë të rinjtë shqiptarë se pakti kombëtar për rininë do të jetë udhërrëfyesi ynë për të rikthyer kombin në rininë e tij. Do të jetë pakti me të cilin të rinjtë shqiptarë do ndërtojnë në Durrës dhe në Shqipëri ëndrrën e tyre rinore, do jetë pakti me të cilin ne do rikthejmë të rinjtë shqiptarë nga mbarë bota”, tha Berisha.

Berisha premtoi se “do të dyfishohet investimi për arsimin, për rikthimin tek shkollat moderne, tek mësues që nuk do paguhen kurrë nën 1500 euro. Tek shkollat me teknologjitë më të larta. Hiqet mesatarja për universitetet”.

Berisha shtoi se “çdo i ri dhe e re që diplomohet, në kuadrin e paktit kombëtar për rininë, do ketë një vend pune të garantuar në sektor publik ose privat”.

“Në 100 ditët e para, krijohet fondi i rinisë, me të cilin ne do mbështesim me grante çdo të ri, 5 mijë euro grant për çdo të ri që nis biznes apo startup. Startup Albania do ketë fondin e veçantë. Çdo sipërmarrës që punëson të rinjtë do ketë 70 për qind zbritje në taksa. Për talentin e të rinjve në sport, kulturë, teknologji, një fond i veçantë për të mbështetur ata, fillimisht 5 milionë euro”, u shpreh Berisha.

Burimi ATSH

Salla me zyrtarin e FAO-s: Modernizim i bujqësisë dhe mbështetje pas përmbytjeve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Berlin, zhvilloi një takim…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Salla me zyrtarin e FAO-s: Modernizim i bujqësisë dhe mbështetje pas përmbytjeve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Berlin, zhvilloi një takim…