
Rama: U kursyem shqiptarëve gati 2.5 miliardë euro, bonusi bebes çdo muaj
Kryeministri, njëherazi Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama prezantoi sot në Gjirokastër arritjet kyçe për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE.

Kryeministri, njëherazi Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama prezantoi sot në Gjirokastër arritjet kyçe për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE.
Në fjalën e tij, Rama theksoi se falë taksimit të “ndershëm”, progresiv shqiptarët kanë kursyer mbi 2,5 miliardë euro.
“Ça ka ndodhur me taksimin dhe pse impakti ekonomik në jetën e njerëzve është i ndjeshëm? Pse është i ndjeshëm impakti ekonomik në jetën e gjithë këtyre tregtarëve të vegjël të Gjirokastrës? Jo vetëm sepse është rritur fluksi etj, por se ka ndodhur diçka tjetër që vazhdon të ndodhë. Ne kemi pasur një sistem kur morëm detyrën që të gjithë ngarkoheshin me 10% taksë mbi fitimin, si një pastruese, si kryeministri, si një furrë buke, si 15-katëshi në Tiranë, 10% që është një sistem skandaloz sepse 10% në rrogën e një sanitareje janë shumë më shumë se 10% në rrogën e një kryeministri. Apo 10% në të ardhurat e një furre buke janë shumë për atë që duhet t’i japë shtetit sesa 10% e të ardhurave të 15-katëshit dhe plus kësaj, biznesi i vogël që kishte këtë 10% po kishte TVSH dhe kishte dhe taksat vendore specifike, apo jo?
Ndërkohë që biznesi i madh gjithë ata që këta i thonë oligarkë, se oligarkët dje me këta paguan 10% taksë me ne paguanin 15%, ndërkohë që biznesi i vogël paguan zero. Dhe çfarë bëmë ne. E bëmë sistemin kush fiton më shumë paguan më shumë, kush fiton më pak, paguan më pak. Sot, 57 % e të punësuarve paguajnë zero tatim mbi pagën. Dhe 93% e të punësuarve paguajnë më pak sesa 10 %. Që ndërkohë të gjithë paguanin 10% më përpara. Më fal dhe kursimi 145 milion në vit është shuma e parave që me atë vizën e zezë të taksës së sheshtë i merrte shteti çdo vit, që në 10 vjet janë faktikisht 1.4 apo jo, miliard. 1.4 miliard ne nuk i kemi marrë nga xhepat e njerëzve, i kemi lënë në arkën e familjeve në 10 vjet”, tha Rama.
Rama tha se sa i takon biznesit të vogël sot kemi zero taksë për fitimin, zero tatim mbi vlerën e shtuar. Dhe rezultati cili është? Rezultati është që bizneset e vogla deri 100 mijë euro, ndërkohë që ky pragu në kohën e kënetës, ishte rreth 35 mijë euro. Mbi 35 mijë euro quheshe biznes i madh. Pragu deri 100 mijë euro nuk paguajnë as TVSH, nuk paguajnë as tatim fitimi janë komplet gjithçka që krijojnë e çojnë në shtëpi.
66 milion euro në vit që ne vendosëm nuk do ti marri qeveria, do i marrin njerëzit.
Vijmë tek ata deri në 140 mijë. Pra 66 milion janë 660 milion në një dekadë. Ata deri 140 mijë, këta paguajnë tatim mbi vlerën e shtuar, TVSH-në, por nuk paguajnë mbi fitimin, 58 milion euro të tjera në vit. Pra të dyja bashkë 1.1 – 1.2 miliard. Po 1.2 miliard kjo, 1.4 ajo tjetra në 10 vjet janë një shumë e konsiderueshme, prej rreth 2.5 miliardësh që ne ia kemi lënë njerëzve, ia kemi lënë të punësuarve në sektorin publik apo privat, ia kemi lënë kompanive të vogla të biznesit të vogël”, u shpreh Rama.
Duke folur për pabarazinë gjinore, Rama tha se Shqipëria sot është në vendin e 23-të në botë, ndërsa më herët ishte në vendin e 83-të.
“Në klasifikimin e OKB, ishim në vendi i 83, sot në vendin e 23. Shikoni efektet e kësaj, kjo është shkalla e papunësisë për gratë, ka rënë nën 10%. Shikoni pjesëmarrjen e grave në forcat e punës, nga më pak se gjysma, sot janë 70% e grave që punojnë.Paga mesatare e grave, vetëm 28 euro më e vogël sesa e burrave”, tha Rama.
“Investimet e huaja dhe këtu i kemi vendosur në kontekstin e rajonit. Shqipëria ka nivelin më të lartë të investimeve të huaja në raport me PBB. Kjo flet për kapacitetin atraktivë të vendit”, shtoi Rama.
Ai nënvizoi se eksportet janë trefishuar. “Ishin më pak se 3 miliardë, sot më shumë se 9 miliardë”, theksoi kryeministri.
Rritja e pagave ishte një pikë tjetër e prekur nga Rama.
“Paga e mjekëve ishte 490 euro, sot 1670 euro mesatarja, 2000 euro do të jetë në vijim. Ju e shikoni në spitalin e Gjirokastrës. Po funksionojnë kontratat me mjekët e rinj specialistë që vijnë të punojnë këtu. Me përfundimin e investimit të madh që po ndodh tek spitali, ne do të garantojmë të kemi një shërbim të plotë në të gjitha spitalet. Kur morëm detyrën ishin ndërprerë specializimet, që ishte një gjë absurde. Ne sot se kemi problemin e largimit të mjekëve dhe infermierëve, që të jemi në pikët që s’kemi për nevojat tona. Nuk e kemi këtë problemë”.
Duke folur për mbrojtjen sociale, Rama tha se mbështetja do të vijë duke u rritur për shtresat vulnerabël. “Dhe janë një seri programesh që ne i kemi hapur rishtas. Ai i pari është për fëmijët me nevoja të veçanta. Për të gjithë këta fëmijë autik, me të tjera aftësi të veçanta do të dyfishojmë mbështetjen për nënat e tyre. Dua të them që janë shumë programe dhe në ndërkohë kemi të shtrirë në 100% të programit të mbështetjes, rrjetin e pushtetit vendor. Sot 100% e bashkive kanë shërbime sociale. Duhet akoma më shumë nuk diskutohet, por është vendosur baza. Kemi thuajse përgjysmuar, se dhe kjo është e rëndësishme numrin e familjeve me ndihmë ekonomike pasi kanë hyrë në një tjetër kategori.
Janë 9200 nëna në Shqipëri që janë të papuna dhe kanë tre ose më shumë fëmije. Ne prej disa vitesh japim 23 milionë euro për të mbështetur këto nëna, duke iu paguar sigurimet shëndetësore dhe sigurimet shoqërore, që do të thotë që kur t’ju vijë dita e pensionit nuk do të mbeten pa pension për shkak se s’kanë paguar sigurimet shoqërore, por do të marrin një pension dinjitoz sepse kanë rritur tre ose më shumë fëmijë.
Dhe në ndërkohë, të njëjtën gjë dhe për shërbimin shëndetësor. Bonusi i bebes ka kaluar 200 mijë, është 227 mijë, janë thuajse çerek milionë bebe që kanë marrë bonusin, i cili është rritur në mënyrë të ndjeshme. Ka qenë 50 mijë lek të vjetra, është bërë 400 euro për fëmijën e parë, 800 për fëmijët e dytë, 1200 për fëmijën e tretë, por duke filluar nga viti i ardhshëm do të ndryshojmë sistemin e dhënies së bonusit. Nuk do ta japim menjëherë me ccek në maternitet, për fëmijën e parë çdo muaj, për fëmijën e parë në një hark kohor dy vjeçar, për fëmijën e dytë në një hark kohor tre vjeçar për fëmijën e tretë në një afat kohor 5 vjeçar. Pra do ta shtrijmë në mënyrë që të jetë një mbështetje më sistematike”, u shpreh Rama.
Kreu PS tha se edhe pagat e mësuesve kanë njohur rritje. “Paga e mësuesve sot 950 euro dhe ajo do të shkojë 1 250 euro”, tha Rama.
Burimi ATSH