Gonxhja: Shqipëria po shndërrohet në një hub rajonal inovacioni

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja mori pjesë sot në samitin ACT NOW 2025, një platformë që promovon inovacionin real, bashkëpunimin ndërsektorial dhe ndikimin rajonal në disa fusha strategjike, të organizuar nga Këshilli Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin – ACTI.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja mori pjesë sot në samitin ACT NOW 2025, një platformë që promovon inovacionin real, bashkëpunimin ndërsektorial dhe ndikimin rajonal në disa fusha strategjike, të organizuar nga Këshilli Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin – ACTI.

Në fjalën e tij, Gonxhja theksoi se “në dekadën e fundit, kemi parë një transformim të jashtëzakonshëm. Falë pasionit dhe angazhimit të aktorëve lokalë dhe ndërkombëtarë, falë mbështetjes së infrastrukturës digjitale në zhvillim, dhe falë vizionit strategjik të qeverisë shqiptare, kjo shkretëtirë është shndërruar në një vatër të gjallë inovacioni, ku sot flitet me zë të lartë gjuha universale e së ardhmes.

“Tani, ekosistemi ynë po përjeton një epokë të re. Shqipëria është bërë një “hub” rajonal inovacioni, që ofron një kombinim unik mes potencialit njerëzor, kostove të ulëta operacionale, dhe një komuniteti të ri e vibrant, të etur për të eksploruar dhe zhvilluar ide inovatore”, tha Gonxhja.

Ministri Gonxhja u shpreh se “kanë kaluar vetëm pak vite që kur pandemia transformoi sektorin digjital, duke krijuar mundësi të jashtëzakonshme pune në distancë. Në një kohë kaq të shkurtër, Shqipëria ka arritur të përshtatet me shpejtësi, siç tregon edhe shumëfishimi i numrit të nomadëve digjitalë në vend”.

Gonxhja tha se “përpjekja jonë për të tërhequr nomadët digjitalë është pjesë e një vizioni më të gjerë për të nxitur inovacionin në të gjitha fushat e ekonomisë shqiptare. Kujtojmë këtu se inovacioni në ekonomitë e Bashkimit Evropian është përgjegjës për rreth 50% të rritjes ekonomike. Jemi krenarë se Shqipëria është tashmë shtëpi e dy European Digital Innovation Hubs dhe së shpejti e një Technology Transfer Office. Këto qendra ndihmojnë SME-të të përqafojnë transformimin digjital, duke integruar inteligjencën artificiale dhe sigurinë kibernetike në aktivitetet e tyre”.

Gjithashtu, vijoi Gonxhja, prezenca në Tiranë e institucioneve prestigjioze si Plug & Play, Tumo Center dhe École 42 tek Piramida, tjetër simbol i transformimit rrënjësor që po pëson vendi, ka forcuar ndjeshëm ekosistemin shqiptar të inovacionit, duke ofruar edukim të specializuar dhe rrjete profesionale, që rrisin aftësitë digjitale dhe qëndrueshmërinë në ekonominë globale.

“Nuk ka pasur kurrë një moment më të përshtatshëm se ky për të zhvilluar më tej inovacionin në Shqipëri. Në bashkëpunim të ngushtë me aktorët lokalë dhe partnerët ndërkombëtarë, kemi identifikuar shtyllat kryesore që e vendosin Shqipërinë fuqishëm në hartën globale të inovacionit. ACT NOW 2025 është dëshmi e këtij momentumi — një platformë që sjell së bashku liderë teknologjikë, sipërmarrës e inovatorë nga Shqipëria, rajoni dhe bota, për të nxitur bashkëpunimin dhe për të përshpejtuar progresin tonë teknologjik. Shqipëria ka gjithçka që i nevojitet për të përparuar me sukses në fushën e inovacionit: potencialin njerëzor, një infrastrukturë mbështetëse gjithnjë e më moderne, pozicionin gjeografik që e lidh natyrshëm me tregjet evropiane, si dhe një pasuri të jashtëzakonshme kulturore dhe historike, që frymëzon dhe tërheq talent ndërkombëtar”, nënvizoi Gonxhja.

Gonxhja prezantoi më pas iniciativën e re Albania Future Now, e cila sipas tij, do të ndihmojë në promovimin ndërkombëtar të ekosistemit tonë të inovacionit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Mbrojtja e fëmijëve dhe e familjes, në fokus të diskutimeve për Kodin e ri Penal

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua tryeza e 24 konsultative për draftin e Kodit të ri Penal, me…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Mbrojtja e fëmijëve dhe e familjes, në fokus të diskutimeve për Kodin e ri Penal

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua tryeza e 24 konsultative për draftin e Kodit të ri Penal, me…