Berisha me shtabin në Vlorë: Programi ynë dhe takimet me njerëzit, nga të gjitha elektoratet, janë forca jonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi mbrëmjen e sotme takimin përmbyllës të fushatës elektorale në qarkun e Vlorës. Berisha po ashtu mori pjesë në mbledhjen e shtabit elektoral të PD-së në Vlorë.


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi mbrëmjen e sotme takimin përmbyllës të fushatës elektorale në qarkun e Vlorës. Berisha po ashtu mori pjesë në mbledhjen e shtabit elektoral të PD-së në Vlorë.

Berisha theksoi se forca kryesore e opozitës qëndron te programi dhe takimet e drejtpërdrejta me qytetarët, të cilët përfaqësojnë të gjitha elektoratet.

Berisha u kërkoi mbështetësve përqendrim maksimal në tetë ditët e fundit të fushatës, duke i nxitur që të angazhohen në terren.

“Doja t’ju falënderoj shumë për punën shumë që keni bërë. Por, këto 8 ditë që kanë mbetur do t’u kërkoja të ishte java e jetës suaj, në kuptimin e përqendrimit të çdo lloji përpjekjeje që mund të bëni, të takojmë sa më shumë njerëz. Të mos mendojmë se pse e dëgjojnë programin, e besojnë menjëherë. Po t’i takojmë, shanset e besimit të programit janë shumë më të mëdha. Televizioni gjithnjë është i akullt, është i ftohtë”, tha Berisha.

Kryetari i PD, vlerësoi programin e opozitës si gjithëpërfshirës, i ndërtuar për çdo shtresë të shoqërisë, pensionistë, fermerë, prindër, gra, dhe si një alternativë serioze ndaj një pushteti që, sipas tij, është “zhytur në korrupsion dhe mashtrim”.

“Ne, kemi një program të shkëlqyer. Në kemi programin. Programi është për të gjithë, nuk është për ne. Programi ynë është për çdo pensionistë, programi ynë është për çdo biznesmen, për çdo fermer, për çdo prind, për çdo nënë, për çdo motër. Është program që krijon një epokë të re. Ndan Shqipërinë nga një diktaturë.

Ne, do të insistojmë te programi, se rruga e ndershme, rruga serioze, rruga qytetare, është programi. Ndaj dhe, forca e këtij programi përcaktohet nga takimet që bëjmë. Sa më shumë takime, me cilindo, nuk ka rëndësi. Takojmë 10, 3 kthehen, 3 kthejnë mendimin. Dhe të synojmë më shumë elektoratin, të mos themi është elektorati i tyre”, u shpreh Berisha.

Burimi ATSH

Rama në ekspozitën “Besa”: Historia e shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë, busull që duhet ndjekur

Ekspozita “Besa” çeli sot dyert në “Bunk’Art 2”, si një rrëfim mbi të shkuarën e errët të njerëzimit dhe popullit…

Global 360

Osmani në Shkodër: Festat e Nëntorit i bashkojnë të gjithë shqiptarët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur sot pasdite në qytetin e Shkodrës, ku është pritur në takim nga kryebashkiaku…

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama në ekspozitën “Besa”: Historia e shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë, busull që duhet ndjekur

Ekspozita “Besa” çeli sot dyert në “Bunk’Art 2”, si një rrëfim mbi të shkuarën e errët të njerëzimit dhe popullit…