Berisha: Gramshi prioritet, 70 milionë euro investim çdo vit për vaditje dhe kullim

Gjatë prezantimit të kandidatëve të “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në qytetin e Gramshit, Berisha tha se “do dyfishojmë buxhetin për bujqësinë”


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se Gramshi do të jetë prioritet i PD-së dhe se do investohen 70 milionë euro do investohen çdo vit për vaditje, kullim dhe mirëmbajtje të tokës.

Gjatë prezantimit të kandidatëve të “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në qytetin e Gramshit, Berisha tha se “do dyfishojmë buxhetin për bujqësinë. Gramshi është një rreth me potencial të jashtëzakonshëm, sidomos në frutikulturë dhe është krim ta zhbësh atë”.

“Fermerët e Gramshit do kenë pesëfishin e subvencioneve që kanë sot. Sot 380 mijë fermerë të Shqipërisë kanë subvencion 32 milionë euro. 32 milionë herë turp për Edi Ramën. 32 milionë euro, punësojnë rreth 500 mijë shqiptarë, japin rreth 20% të prodhimit të vendit, theksoi Berisha.

Ne, vijoi Berisha, nga 32 milionë do i çojmë në 230 milionë, do i barazojmë me Maqedoninë, me Kosovën, me Malin e Zi.

“Tjetër, ne do mbrojmë prodhimet e tyre.Prodhimet e fermerëve shqiptarë në sezon do mbrohen plotësisht. Ballkani i Hapur në kosh të plehrave javën e parë. Ne njohim vetëm standardet europiane. Ja ku janë, buzë liqenit pa vaditje. Po pse do rrinë ata? Do ikin. Mbi ujë, por ujë nuk kanë”, tha Berisha.

Më tek kreu i PD-së tha se “zotohem se nuk do ketë pension nën 200 euro 100 ditët e para të qeverisë së ardhshme. Minimumi jetik 200 euro për çdo shqiptar. Rrogë minimale 500 euro. Nafta do zbresë 40% për çdo shqiptar. Ilaçet do rimbursohen 100% sipas listës së ilaçeve të republikës italiane. Karta e konsumatorit për çdo rrogë ulet dhe pensionist, do blejnë 20% më lirë se të tjerët. Po, do i fshijmë ne njëherë e mirë lotët e ftohta të mjerimit nga pensionistët tanë”.

“Do ulen taksat nga 23% në 10% tatim fitimi. TVSH do ulet nga 20 në 15 përqind.
Energjia elektrike për biznesin do ulet nga 18 në 6 lekë. Nuk do mundet kurrë bashkia të vendosë më shumë se 1 përqind të xhiros taksa. Të gjithë ata shqiptarë që duan të kthehen në vendin e tyre, do jenë 5 vite pa asnjë taksë. Do mbështeten me kredi të buta dhe grante për strehim, për biznes, në mënyrë që ëndrrat e tyre t’i ndërtojnë në Shqipëri.

Për të rinjtë, do hiqet çdo lloj pengese për shkollën e lartë. Do hiqet mesatarja. Modernizimi i arsimit është synim kryesor. Nuk do ketë mësues që të marrë nën 1500 euro.

Mjekëve dhe infermierëve do u dyfishohet rroga”, premtoi Berisha.

Burimi ATSH

MEPJ: Dënojmë fuqimisht sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme reagoi sot për sulmin e fundit me raketë balistike të Iranit në hapësirën…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Dënojmë fuqimisht sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme reagoi sot për sulmin e fundit me raketë balistike të Iranit në hapësirën…