Celibashi: Çdo gjë që thotë ODIHR për zgjedhjet qëndron, DHL mban fletën e votimit deri më 8 maj

Kryekomisionieri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u takua sot me ambasadorin e Bashkimit Europian në vendin tonë, Silvio Gonzato.


Kryekomisionieri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u takua sot me ambasadorin e Bashkimit Europian në vendin tonë, Silvio Gonzato.

Celibashi theksoi se “ishte një takim për të dhënë informacion mbi përgatitjen e zgjedhjeve tani, shkëmbyem mendime mbi momentin e këtyre përgatitjeve, ashtu sikurse dhe ambasadori tha jemi në një proces të vazhdueshme bashkëpunimi dhe mbështetjen nga delegacioni i Bashkimit Europian, për procesin zgjedhor dhe në mënyrë të veçantë për KQZ që me siguri do të vazhdojë edhe pas këtyre zgjedhjeve”.

Celibashi nënvizoi se është shumë e rëndësishme që të kemi zgjedhje me integritet.

“Ndamë të njëjtën pikëpamjet mbi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve pasi Shqipëria është në një moment të rëndësishëm mbi procesin e integrimit në BE ndaj është e nevojshme që secili prej nesh, institucionet publike, partitë politike, do të duhet të reflektojnë përgjegjësitë e tyre për të pasur zgjedhje me integritet”, tha Celibashi.

Celibashi tha më tej se “në javën që po mbyllet ne kemi pothuajse në mënyrë periodike komunikime konkrete me SPAK për problematika të ndryshme të procesit zgjedhor, për denoncime të bëra në këtë strukturë por edhe informacione që kanë ardhur në KQZ. Brenda 24 orësh kemi vendosur në dispozicion çfarë prej tyre është kërkuar”.

Celibashi theksoi se çdo gjë që thonë misioni vëzhgues i ODIHR mbi procesin e zgjedhjeve qëndron.

“Që prej 2001 kur jam angazhuar me zgjedhjet kam vlerësuar që reputacioni dhe integritetin e ODIHR dhe faktin që është arbitër i pranuar nga të gjitha palët mbi gjykimin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe çdo gjë që ata thonë qëndron”, tha Celibashi.

I pyetur në lidhje me procesin e votimit të diasporës, Celibashi nënvizoi se “në KQZ deri tani janë 7 votues që kanë deklaruar se nuk e kanë marrë fletën e votimit dhe është 156 numri i problematikave të raportuara”.

Celibashi tha se “DHL ka detyrimin që të mbajë në zyra zarfet që nuk ka mundur t’ua dorëzojë votuesve dhe që votuesit nuk kanë mundur që t’i tërheqin deri më datën 8 maj”.

Burimi ATSH

Banka e Shqipërisë dhe AMF, bashkëpunim në kuadër të integrimit në BE

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti sot në një takim zyrtar drejtoreshën e re Ekzekutive të Autoritetit të…

Global 360

Osmani: Do të jemi bashkë me Shqipërinë krah SHBA-së në Bordin e Paqes

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh mbrëmjen e sotme pas nënshkrimit të Bordit të Paqes në Davos, ku ajo firmosi krah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Banka e Shqipërisë dhe AMF, bashkëpunim në kuadër të integrimit në BE

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti sot në një takim zyrtar drejtoreshën e re Ekzekutive të Autoritetit të…