Berisha: Fermerët jo më të diskriminuar, subvencionim për çdo krerë bagëti, fidan apo njësi prodhimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot gjatë takimit përmbyllës të fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Fushë-Krujë se programi i “PD-Shqipëria Madhështore” është program i një frymëmarrjeje të re.


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot gjatë takimit përmbyllës të fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Fushë-Krujë se programi i “PD-Shqipëria Madhështore” është program i një frymëmarrjeje të re.

“Garantoj fermerët e rrethit të Krujës, se do të financohen nga shteti për çdo fidan të mbjellë, për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë bagëti të mbarështruar. Dhe kjo jo duke i diskriminuar, ju që keni një lopë nuk merrni gjë, duhet të kesh 10 lopë që të përfitosh. Jo, çdo krerë, çdo fidan, çdo njësi prodhimi”, u shpreh Berisha.

Ai garantoi se subvencioni për fermerët do rritet 5 herë, është 32 milionë euro, do të bëhet 230 mln euro.

“Do rritet më shumë se 5 herë. Sepse kaq e kanë vendet përreth. Dhe fermerët tanë nuk mund të konkurrojnë nëse nuk subvencionohen njëlloj si ata. Siç i subvencionon Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia”, tha Berisha.

“Garantoj fermerët se nuk do të ketë pension ndën 200 euro në fshat. Se fondet për bujqësinë do të dyfishohen. Se do të investohet çdo vit 70 mln euro për vaditje, kullim dhe mbrojtje të tokës. Siguroj fermerët se rritja e prodhimit është një nga objektivat më madhorë. ‘Made in Albania’ është krenari kombëtare”, tha ai.

“Bizneset e Krujës, Fushë Krujës, bizneset e Shqipërisë, prodhimi i tyre është krenari kombëtarë dhe ne do bëjmë gjithçka duke ulur taksat, duke pjesëtuar me 3 çmimin e energjisë”, tha Berisha.

Burimi ATSH

Rama: Në 11 maj jo me fanellë partie, shpresë e re për Shqipërinë me BE

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe kryetari i Partisë Socialiste zhvilloi sot takimin elektoral përmbyllës për qarkun Dibër.

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Në 11 maj jo me fanellë partie, shpresë e re për Shqipërinë me BE

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe kryetari i Partisë Socialiste zhvilloi sot takimin elektoral përmbyllës për qarkun Dibër.