Spiropali: Procesi i integrimit në BE, u sigurua nga Rama dhe PS

Spiropali: Partia Socialiste ka objektiv minimal ka 74 mandate në 11 maj


Kryetarja e Kuvendit, njëherësh bashkëdrejtuese politike e Partisë Socialiste për Tiranën, Elisa Spiropali deklaroi se, fakti që sot Shqipëria është shumë pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian është atribut i kësaj force politike.

Në një intervistë televizive, Spiropali u shpreh sot se procesi i integrimit në BE “është përshpejtuar, përforcuar e siguruar nga Edi Rama dhe PS-ja”.

Ndërsa kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, Spiropali e quajti një të “pandehur që po lufton hapur me organet e drejtësisë” dhe “nongrata në dy shtete partnere strategjike”.

Po ashtu, Spiropali rreshtoi 4 momente që kanë e larguar procesin e integrimit në BE.

“Shanset historike i kanë humbur për shkak të politikave të mbrapshta. Shqipëria në ’96-ën ishte pranë dhe shumë pranë këtyre proceseve, u vodhën zgjedhjet. Në ’97-ën lam nam ndërkombëtar me një luftë civile e cila u shkaktua pikërisht nga kjo lloj politike. Në 2008-ën u hodh në erë një fshat i tërë, u vranë 26 persona dhe desh humbën procesin e anëtarësimit në NATO. Në 2011-ën u vranë 4 qytetarë të pafajshëm në bulevard nga armët e shtetit, e të tjera, që e kanë larguar këtë proces”, tha Spiropali.

Spiropali shtoi se Partia Socialiste ka objektiv minimal ka 74 mandate në 11 maj. “74 mandate është dyshemeja, priten edhe votat e diasporës ku rezultati do të jetë edhe më i thellë në favor të PS.”

Rama: Rrisim deri në 100 milionë euro mbështetjen për bujqësinë

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se mbështetja për bujqësinë do të rritet vit pas viti duke synuar të arrijmë në…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Rrisim deri në 100 milionë euro mbështetjen për bujqësinë

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se mbështetja për bujqësinë do të rritet vit pas viti duke synuar të arrijmë në…