Lapaj: Lehtësira për gratë, hapje e garës dhe meritokraci për to

Kryetari i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, zhvilloi një takim me vajzat dhe gratë te parku Rinia në Tiranë, ku parashtroi programin që koalicioni me “Nismën Thurje” ka për zgjedhjet e 11 majit.


Kryetari i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, zhvilloi një takim me vajzat dhe gratë te parku Rinia në Tiranë, ku parashtroi programin që koalicioni me “Nismën Thurje” ka për zgjedhjet e 11 majit.

Lapaj e cilësoi si program fantastik për familjen, ku në fokus është gruaja, duke e ndihmuar që në blerjen e shtëpisë, punën gjatë javës dhe fëmijën në shkollë.

“Të garosh në listë të hapur me një parti që lufton kundër sistemit, është kurajë e madhe. Nuk do t’i hahet kurrë haku një gruaje. Uroj që nga froni të më rrëzojë një grua. Ne kemi një program fantastik për familjen, këtu kam parasysh gruan shqiptare”, tha ai.

“Ne kemi në program se çdo familje e re që blen një apartament deri në 80 metra katrorë do të marrë kredi me 1% të pandryshuar. Shteti do të hyjë garant për mbi këtë përqindje dhe do ta paguajë shteti”, theksoi Lapaj.

Në lidhje me punësimin, Lapaj u shpreh se, “kemi fleksibilitetin javor. Dy orë në javë do t’i merrni pushim, qoftë në privat, qoftë në shtet. Dhe kjo mund të merret në çdo orë, për të kryer një shërbim, punë në bankë, mund të vizitojë një familjar, etj. Pikë tjetër e rëndësishme për gratë do të jetë hapja e garës dhe meritokracia. Çdo grua do të ketë mundësinë të garojë e barabartë me burrat”.

“Paratë do t’i çojmë tek arsimi. Fëmija do të shkojë në shkollë nga ora 8 deri në 13:00 dhe deri në 14:00 do të hajë drekën në shkollë sipas standardit të miratuar nga ministria përkatëse. Pastaj deri në orën 17:00 do të kryejnë studime në shkollë, për t’iu dhënë mundësinë familjarëve të vijnë t’i marrin me qetësi pasi të kenë mbaruar punën”, tha ndër të tjera Lapaj.

Burimi ATSH

Beja: Presidenca shqiptare e CEFTA-s do të orientohet në rritjen e sigurisë për biznesin

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim drejtoreshën e Sekretariatit të CEFTA-s, Pranvera Kastrati, ku u…

Global 360

BE-ja pritet të heqë sot të gjitha masat ndaj Kosovës

Sot pritet që të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Beja: Presidenca shqiptare e CEFTA-s do të orientohet në rritjen e sigurisë për biznesin

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim drejtoreshën e Sekretariatit të CEFTA-s, Pranvera Kastrati, ku u…