Rama në Fier: Skuadra e PS-së, më e reja në fletën e votimit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim me të rinjtë në qarkun e Fierit.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim me të rinjtë në qarkun e Fierit.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se PS ka një skuadër sa më përfaqësuese, e cila sipas tij është skuadra më e re në fletën e votimit.

“Partia Socialiste së paku flas për zgjedhjet dhe nuk janë 1 e dy, por janë 9 zgjedhje që ne kemi bërë me PS-në dhe kemi fituar, ka qenë gjithmonë në një përpjekje për të dhënë para qytetarëve një skuadër sa më përfaqësuese. Sot ka një skuadër, që është një skuadër, më e reja në fletën e votimit dhe këtu në qarkun e Fierit një vajzë dhe një djalë që vijnë drejtpërdrejt nga radhët tuaja, nuk janë në listën e deputetëve, por janë tanimë dy deputetë të rinisë së qarkut të Fierit në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Rama.

Rama kërkoi nga të rinjtë që të votojnë PS-në jo si socialistë apo demokratë, por si shqiptarë evropianë. Rama shtoi se të rinjtë do ta kujtojnë 11 majin si ditën kur dhanë një dorë për Shqipërinë në familjen e përbashkët evropiane.

“Nga ana tjetër në listën ku ju do të bëni zgjedhjen tuaj, janë të tjerë vajza dhe djem që përsëri vijnë nga gjiri juaj. Asnjëherë më parë Partia Socialiste nuk ka kërkuar siç e kërkon më 11 maj mbështetjen, angazhimin fuqinë e bashkuar të të rinjve, jo si socialistë dhe demokratë, por si shqiptarë evropianë të gjithë së bashku. Cilido që do të vijë me ju më 11 maj, në kutinë e votimit dhe së bashku me ju do të zgjedhë PS-në, duke e vënë votën drejt në qendër të fletës as majtas as djathtas, do ta kujtojë 11 majin si ditën kur dha një dorë me votën e vet për Shqipërinë zonjë në shtëpinë e përbashkët evropiane”, tha Rama.

Rama theksoi se “vota e 11 majit është më shumë sesa vota sot për nesër, pasi ka brenda edhe profecinë e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, amanetin e rilindësve, edhe të gjitha vuajtjet, sakrificat, torturat e prindërve të gjeneratës suaj në emigracion, dhe të gjitha ëndrrat dhe shpresat e shqiptarëve për ta parë veten një ditë të barabartë mes evropianëve”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali takon Thaçin në Hagë: Procesi të sjellë drejtësi historike, jo padrejtësi

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali takon Thaçin në Hagë: Procesi të sjellë drejtësi historike, jo padrejtësi

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në…