Lobimi i PD në SHBA, Celibashi: Deklarimi brenda 60 ditëve nga shpallja e rezultatit zgjedhor

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se “Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore dhe PD nuk kanë dorëzuar deri tani kontratën e lobimit me kompaninë amerikane “Continental””, me vlerë 6 milionë dollarë.


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se “Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore dhe PD nuk kanë dorëzuar deri tani kontratën e lobimit me kompaninë amerikane “Continental””, me vlerë 6 milionë dollarë.

I pyetur nga gazetarët gjatë konferencës së sotme me rastin e testimit operacional për Sistemin e Votimit dhe Numërimit Elektronik, Celibashi shpjegoi se sipas ligjit, PD e ka detyrim ligjor dorëzimin e raporteve financiare dhe shpenzimeve të fushatës, por afati përfundon 60 ditë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve dhe vetëm atëherë vijon verifikimi i shifrave apo nëse dokumentet janë dorëzuar.

Kurse si parti politike, Celibashi tha se ky afat shkon deri në 31 marsin e vitit të ardhshëm.

“Partitë politike kanë detyrim që të depozitojnë në KQZ raportin e të ardhurave dhe shpenzime vjetore jo më vonë se data 31 mars e vitit pasardhës. Dhe subjektet zgjedhore kanë detyrimin që të depozitojnë raportin mbi të ardhurat dhe shpenzimet, jo më vonë se 60 ditë pas shpalljes e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.”

Celibashi shtoi se, “detyrimi për subjektet zgjedhore, përfshi në këtë rast edhe koalicionin PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, për të depozituar çdo dokument që flet mbi të ardhurat dhe shpenzimet përfundon jo më vonë se 60 ditë nga shpallja e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve”.

“Nuk ka detyrim për këtë subjekt, por dhe për çdo subjekt tjetër që të depozitojë në KQZ në në këtë moment dokumente, të cilat tregojnë mbi të ardhurat dhe shpenzimet e tyre si subjekt zgjedhor. Që do të thotë se nuk e kemi këtë kontratë dhe nuk kemi asnjë lloj detyrimi, tej spekulimeve që bën dikush, për t’ia kërkuar PD-së në këtë moment. Kanë moment deri në 60 ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve”, tha ai.

“Në momentin që do ta kemi këtë kontratë do të japim dhe vlerësimin dhe gjykimin tonë për këtë dokument. Për momentin nuk kemi se çfarë themi më shumë se kaq”, tha Celibashi.

Celibashi shtoi se për sa kohë nuk është depozituar kontrata në fjalë, KQZ nuk jep dot një vlerësim dhe mendim.

“Më vjen keq, por nuk të komentoj rastin konkret për sa kohë ai rast nuk është bërë objekt shqyrtimi nga KQZ. Kur ta kemi këtë objekt shqyrtimi, do ta bëjmë të ditur për ju”, sqaroi kreu i KQZ.

Lexo më shumë nga

Muze i Artit dhe Trashëgimisë Islame, Rama: Plotësojmë mozaikun e munguar të historisë së fesë

Godina e Sarajeve të Toptanëve, një nga perlat arkitektonike në zemër të Tiranës, do të shndërrohet në një Muze të…

Global 360

Rutte: Shqipëria ka mbështetjen e NATO-s

Kryeministri Edi Rama u takua sot në Bruksel me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Muze i Artit dhe Trashëgimisë Islame, Rama: Plotësojmë mozaikun e munguar të historisë së fesë

Godina e Sarajeve të Toptanëve, një nga perlat arkitektonike në zemër të Tiranës, do të shndërrohet në një Muze të…