Vengu: Prodhojmë mjete të blinduara për emergjencat civile e mjekësore

Ish-Uzina e Autotraktorëve në Tiranë do të rigjallërohet në funksion të Industrisë Ushtarake për prodhimin e uniformave dhe montimin e mjeteve të blinduara, transportuesve të artilerisë, zjarrfikëseve dhe autoambulancave.


Ish-Uzina e Autotraktorëve në Tiranë do të rigjallërohet në funksion të Industrisë Ushtarake për prodhimin e uniformave dhe montimin e mjeteve të blinduara, transportuesve të artilerisë, zjarrfikëseve dhe autoambulancave.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, nënvizoi se ish-Uzina Autotraktorëve do të kthehet në funksion, duke u bërë pjesë e programit për sa i përket industrisë ushtarake shqiptare.

“Uzina e Autotraktorëve në fakt ka qenë një nga ndërmarrjet më të rëndësishme industriale të vendit një simbol i fuqisë mekanike shqiptare të dikurshme. Siç e keni parë në disa lajme që janë bërë publike gjatë këtyre muajve ne jemi duke realizuar një sërë dëgjesash publike në të gjitha ato ish-Uzina Ushtarake apo mekanike si pjesë e të gjithë përpjekjes së qeverisë shqiptare dhe programit për sa i përket industrisë ushtarake”, tha Vengu.

Vengu theksoi se gjatë dekadës së fundit buxheti i mbrojtjes është rritur ndjeshëm, duke bërë të mundur edhe përmirësimin e trajtimit financiar të ushtarakëve. Sipas tij, investimet do të mbështesin edhe Policinë e Shtetit dhe Emergjencat Civile.

“Kjo dekadë ka qenë pa dyshim e rritjes së buxheteve ushtarake dhe pikësëpari rritjes së investimeve me një dhjetëfishim të tyre në 10 viteve e fundit. Jo vetëm kaq rritja e buxheteve të mbrojtjes ka siguruar gjithashtu dhe rritjen e trajtimit financiar të ushtarakëve përfshirë dhe gjithë komponentët teknik, inxhinierik, mekanik të cilët janë jetësor për sa i përket ambicies tonë për të rijetëzuar industrinë ushtarake në vendin tonë. Dhe arsyeja pse jemi sot së bashku këtu dhe me kolegun e Ministrisë së Brendshme është se strategjia e qeverisë shqiptare sa herë investojmë në kapacitete ushtarake të mund të mbështesim edhe kapacitet që lidhen me Policinë e Shtetit.

“Shihni këtu dy shembuj të prodhimeve Made in Albania nga kompania Timak, me të cilën jemi në bisedime intensive për të realizuar një bashkëpunim sipas ligjit të ri të industrisë ushtarake me qëllimin të mund të mbulojmë ato nevoja të brendshme të forcave të Armatosura të Emergjencave Civile të urgjencave mjekësore dhe padyshim siç e përmende edhe të Policisë së Shtetit. Jemi në një sipërmarrje ku shteti shqiptar sa herë do të investojë dhe do të shpenzojë para për të blerë mjete, pajisje dhe industri do ta bëjë këtë duke siguruar që këto blerje, prodhohen këtu, kanë një vlerë të shtuar ekonomike në vendin tonë dhe padyshim prodhojnë punësim dhe ekonomi në komunitete ku këto uzina janë të instaluara”, tha Vengu.

Vengu shtoi më tej se “Uzina e Autotraktorëve bëhet pjesë e një zhvillimi shqiptar së bashku me Rubikun ku do të montohen sistemet e artilerisë dhe dronëve luftarake, Vlora me shkollën e aviacionit dhe kantierin detar, Gramshi dhe Poliçani sa i përket armëve dhe municioneve”.

Ministri theksoi në fjalën e tij se në këtë objekt do të kemi prodhim të mjeteve të blinduara.

“Pra një sipërmarrje automekanike mjeteve të emergjencave civile dhe mjete ambulatore për sa i përket emergjencave mjekësore, sikundër në godinën nga pas jush do të sigurojmë prodhimin e mjeteve pajisje personale uniforma kaq të nevojshme për të gjithë tipologjinë e forcave qofshin të armatosura apo me objekte ligjzbatuese”, tha Vengu.

MEPJ: Dënojmë fuqimisht sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme reagoi sot për sulmin e fundit me raketë balistike të Iranit në hapësirën…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Dënojmë fuqimisht sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme reagoi sot për sulmin e fundit me raketë balistike të Iranit në hapësirën…