Rama: Zgjedhja në 11 maj për Shqipërinë në BE me PS-në

Kryeministri theksoi se fermerët dhe bujqit do të përfitojnë 300 milionë euro në vit nga anëtarësimi në BE.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se zgjedhjet e 11 majit nuk janë një zgjedhje mes PS-së dhe “kënetës”, por janë zgjedhje për interesin e përbashkët, Shqipërinë anëtare në Bashkimin Europian.

Në një takim elektoral me qytetarët e Maliqit, Rama u shpreh se qëllimi i “kënetës” nuk ka lidhje fare me qëllimin e përbashkët të shqiptarëve.

“Është çmenduri ta mendosh të shkosh me “kënetën”, sepse nuk ka asnjë dyshim për askënd që shikon me sytë e vet dhe dëgjon me veshët e vet dhe që nuk e ka kokën të zhytur në “kënetë”, që qëllimi i “kënetës” nuk ka lidhje fare me qëllimin e madh të përbashkët të këtij populli”, tha Rama.

Rama tha se në 11 maj është një zgjedhje mes interesit të mbarë një populli dhe hallit të një njeriu të vetëm.

“Zgjedhja është mes të mirës së madhe të përbashkët të gjithë këtij vendi dhe kombi dhe interesit të një familjeje të vetme. Zgjedhja në 11 maj është midis Shqipërisë 2030 në BE – zonjë në Europë – dhe “kënetës” dhe “bufit” të saj pët ta kthyer prapë atje ku ajo gjithmonë përfundon, drejt e në gropë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se nuk e kupton dot se si mund të diskutohet kjo zgjedhje nga prindërit demokratë.

“Në 11 maj ata nuk investojnë për Edi Ramën e PS-në, por që fëmijët e tyre të kenë pasaportën europiane të Shqipërisë dhe me atë pasaportë të shkojnë të studiojnë ku të duan në Europë jo me tarifa, por si studentë europianë në shtëpinë e tyre”, tha Rama.

Po ashtu, kryeministri theksoi se fermerët dhe bujqit do të përfitojnë 300 milionë euro në vit nga anëtarësimi në BE.

“Çfarë diskutimi mund të bëjnë fermerët dhe bujqit kur me votën e tyre nuk investojnë për Edi Ramën dhe PS-në, por me votën e tyre ata do të bëjnë një zgjedhje shumë të qartë për Shqipërinë në BE? 300 milionë euro në vit vetëm për bujqësinë apo me “bufin” në kënetë, që do të thotë asnjë gjë më shumë asnjë gjë më pak, por mbrapsht tek ajo gropë, nga e cila dy herë “bufi” e zhyti Shqipërinë dhe dy herë PS e nxori Shqipërinë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se në 11 maj nuk kanë çfarë të diskutojnë as votuesit për herë të parë që vijnë nga familjet demokrate.

“Nuk mund të diskutojnë nëse do të votojnë bashkë me bashkëmoshatarët e tyre për Shqipërinë në BE, apo do të ndahemi mes nesh disa me BE-në, disa në “kënetë”. Si mund të shkohet në “kënetë”, çfarë ka atje?”, tha Rama.

Rama ftoi të gjithë shqiptarët së bashku që në 11 maj të votojnë për Shqipërinë në BE, jo në kënetë.

“Të tërë së bashku përtej dallimeve partiake, përtej të majtës e të djathtës, rruga jonë është vetëm e drejt, vetëm përpara në BE, që të mbyllim njëherë e mirë një histori ku na kanë parë si popull i dorës së dytë”, tha Rama.

Burimi ATSH

Begaj takim me Sulyok: Hungaria, mbështetje të palëkundur anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nisi sot një vizitë zyrtare në Hungari, ku u prit nga homologu i tij Tamás…

Global 360

Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se shqiptarët kërkojnë vetëm drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Begaj takim me Sulyok: Hungaria, mbështetje të palëkundur anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nisi sot një vizitë zyrtare në Hungari, ku u prit nga homologu i tij Tamás…