Celibashi: Kanë votuar 111 emigrantë, 91 mijë zarfe të shpërndara për diasporën

Kryekomisionieri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi: Tashmë është shpërndarë rreth 36% e volumit të zarfeve me fletët e votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë


Kryekomisionieri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u shpreh sot gjatë një konference për shtyp me gazetarët, se tashmë është shpërndarë rreth 36% e volumit të zarfeve me fletët e votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë, rreth 91 mijë zarfe, ndërsa konfirmoi faktin se votuesi i parë i diasporës ka qenë një qytetar nga Dibra me banim në Gjermani.

Kreu i KQZ-së pohoi faktin se është konstatuar një volum më i madh i prodhimit të zarfeve B, për shkak të një problemi teknik.

“Edhe në rast se në një rast sistemi i KQZ-së nuk do të funksiononte për shkak të gabimeve njerëzore, është sistemi i shërbimit postar DHL që nuk të lejon të ngarkosh më shumë se një zarf B. Funksioni i KQZ-së dhe DHL-së, evidentoi që ka disa zarfe B që janë prodhuar më shumë për një zgjedhës të caktuar, por ne kemi provat që nuk ka asnjë mundësi që një zgjedhësi t’i shkojnë dy zarfe apo dy fletë votimi. Në KQZ kemi sistem kontrolli dyfish, ndërsa DHL ka sistem trefish kontrolli. Nëse zarfi i një zgjedhësi shpërndahet, por një postieri tjetër i ka shkuar sërish zarf i dytë për të njëjtin zgjedhës, postieri nuk e shpërndan dot se nuk ia pranon sistemi, dhe ai do ta kthejë mbrapsht atë”, tha Celibashi.

Kryekomisioneri Celibashi u shpreh se procesi i monitorimit të votës nga jashtë deri te mbërritja dhe administrimi i tyre në Parkun Olimpik “Feti Borova”, monitorohet 24/7 nga KQZ dhe përfaqësues të partive politike. Sipas Celibashit, pritet që sot të nisë përgatitja e fletëve të votimit për qarqet Korçë, Lezhë dhe Tiranë.

“Nuk e përfundojmë dot në datë 17 prill procesin e shpërndarjes së zarfeve, për shkak të ngarkesës së shtuar në kontrollin e përgatitjes dhe dërgimit të zarfeve. Kemi shtuar kontrollet në KQZ dhe kompaninë postare DHL dhe mund të ketë një shtyrje të afatit për zarfet e votuesve nga jashtë vendit, por që nuk e rrezikon procesin si dërgimin e fletëve dhe të kthimit mbrapsht brenda afatit ligjor të përcaktuar”, vijoi Celibashi.

Kreu i KQZ-së theksoi se brenda kësaj jave pritet që të përfundojë procesi i dërgimit të fletëve të votimit për shqiptarët e regjistruar në platformën PER. Ndër të tjera, ai shtoi se zgjedhësit nga jashtë do të njoftohen nga DHL jo vetëm nëpërmjet një shënimi, por edhe me e-mail dhe mesazh. “Mesazhi do të përmbajë vendin dhe orën e zyrës së DHL-së ku qytetari mund të shkojë të tërheqë zarfin. Siguria për integritetin e këtyre të dhënave është 100%”, nënvizoi Celibashi.

Zgjerim i shërbimeve psiko-sociale në projektbuxhetin 2026, punësim i personave me ndihmë ekonomike

Projektbuxheti 2026 në fushën e mbrojtjes sociale synon zbatimin me sukses të reformës së programit të përkujdesit social në tri…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Zgjerim i shërbimeve psiko-sociale në projektbuxhetin 2026, punësim i personave me ndihmë ekonomike

Projektbuxheti 2026 në fushën e mbrojtjes sociale synon zbatimin me sukses të reformës së programit të përkujdesit social në tri…