Vendosja e zyrës së BEI-t në Tiranë, mundësi për përshpejtimin e projekteve strategjike

Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Europiane të Investimeve (BEI) për hapjen e zyrës edhe në Tiranë është publikuar në Fletoren Zyrtare.


Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Europiane të Investimeve (BEI) për hapjen e zyrës edhe në Tiranë është publikuar në Fletoren Zyrtare.

BEI synon që nëpërmjet hapjes së zyrës në Tiranë të forcojë praninë e saj në Shqipëri, duke nisur së pari, nga rritja e përfaqësimit të saj në Tiranë, në përpjekje për të diversifikuar edhe polet ekonomike e zhvillimore në Ballkanin Perëndimor, nisur kjo nga zhvillimet e vrullshme ekonomike në Shqipëri, perspektiva e zbatimit të Planit të Rritjes dhe nga rritja e kërkesës për burime financimi nga nivelet më të larta politike.

BEI ka investuar në Shqipëri deri më sot 458 milionë euro, në projekte që kanë të bëjnë me infrastrukturën, infrastrukturën ujore, energjinë, si dhe investime të tjera në sektorin e arsimit.

Po ashtu është edhe një nga kreditorët e rëndësishëm për projektet e rivitalizimit të sistemit hekurudhor në Shqipëri.

Vendosja e zyrës së Bankës Evropiane për Investim (BEI) ka një rol pozitiv për përshpejtimin e realizimit të objektivave që ka Shqipëria për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

BEI është një nga institucionet përmes së cilit do të kalojnë një pjesë e paketave financiare, për të cilat Shqipëria mund të përfitojë.

Banka ofron edhe asistencë teknike dhe shërbime këshillimore për të ndihmuar përgatitjen, ekzekutimin dhe vlerësimin e projekteve.

Burimi ATSH

Filo: Turizëm gjatë gjithë vitit në Korçë, po shtohen vizitorët nga vendet fqinje

Prej vitesh turizmi në Korçë ka njohur vetëm rritje. Edhe sezoni veror që lamë pas nuk bëri dallim nga ky…

Global 360

Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: Zgjerimi i BE-së, investim strategjik për paqen dhe të ardhmen e kontinentit

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, deklaroi sot se zgjerimi i Bashkimit Evropian është një nga sfidat më domethënëse dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Filo: Turizëm gjatë gjithë vitit në Korçë, po shtohen vizitorët nga vendet fqinje

Prej vitesh turizmi në Korçë ka njohur vetëm rritje. Edhe sezoni veror që lamë pas nuk bëri dallim nga ky…