Rama: Me PS në 11 maji, shqiptarët do të jenë europian të barabartë mes evropianësh

Në një takim me shqiptarët në Athinë, Greqi, në kuadër të turit të takimeve me diasporën, Rama u shpreh se kjo ka bërë që të huajt të na shikojnë si përfaqësues të një shteti që nuk meriton respekt dhe vlerësim, por sot kjo ka ndryshuar.


Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste u shpreh sot se Shqipëria ka pasur mbi krye njerëz që nuk kanë pasur kurajon të qëndrojnë drejt përballë fqinjëve dhe të mëdhenjve të Europës e botës e të kërkojnë respekt, por kanë dhënë servilizëm dhe kanë pranuar edhe poshtërim.

Në një takim me shqiptarët në Athinë, Greqi, në kuadër të turit të takimeve me diasporën, Rama u shpreh se kjo ka bërë që të huajt të na shikojnë si përfaqësues të një shteti që nuk meriton respekt dhe vlerësim, por sot kjo ka ndryshuar.

Kryeministri hoqi paralel me situatën në të cilën janë gjendur emigrantët shqiptarë kur kanë ardhur në Greqi.

“Nëse doni të dini se për çfarë ka nevojë Shqipëria në 11 maj bëni vetëm historikun e thjesht të tuajin dhe familjes tuaj. Të gjithë kanë parë momente të rrugës ku vështirësitë, poshtërimet kanë qenë të patregueshme dhe ku për të ardhur në ditën që fqinjëve tuaj rreth e rrotull mos të jeni të detyruar t’u thoni mirëmëngjesi kur nuk ju thonë ju është dashur të luftoni shumë dhe për një kohë të gjatë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se shqiptarët jashtë i janë imponuar tashmë vendit ku jetojnë dhe marrin respekt.

Po ashtu Rama vlerësoi se falë zgjedhjes së tyre të guximshme dhe shumë të vështirë për të shkuar në emigracion ata kanë shpëtuar veten dhe familjen e tyre, por kanë shtuar fuqinë e Shqipërisë që të ngrihet më shpejt dhe të eci më shpejt.

“Ju i duheni vendit në 11 maj për të vënë vulën mbi gjithë këtë proces që ne së bashku kemi ndërmarrë me shumë vështirësi dhe për të realizuar atë që është detyrimi i fundit që çdo prind i ka fëmijëve të vetë që t’i japë pasaportën europiane dhe t’i thotë mësoje gjuhën greke, italiane e franceze, mësoje kulturën e Europës por nuk ke nevojë të ndryshosh atë që je dhe e ke të shkruar në pasaportën tënde shqiptare. Sepse me këtë pasaportë që unë të bëra të mundur duke u bashkuar me Edi Ramën dhe PS-në në 11 maj të 2025 ti ke mundësi të qëndrosh këtu, të shkosh në çdo vend që do të Europës dhe të të respektojnë si europian i barabartë mes evropianësh”, tha Rama.

Lexo më shumë nga

Rama takim sot me Rutte në Bruksel

Kryeministri Rama është takuar këtë vit me Rutten edhe në Tiranë, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian të…

Global 360

Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se shqiptarët kërkojnë vetëm drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama takim sot me Rutte në Bruksel

Kryeministri Rama është takuar këtë vit me Rutten edhe në Tiranë, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian të…