Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Skuadra e PS-së me më shumë të rinj, por edhe me eksperiencë në qeverisje

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot nga Kreta se në zgjedhjet e 11 majit, PS paraqitet me skuadrën që ka më shumë të reja dhe të rinj se të gjitha partitë e tjera të marra së bashku dhe skuadrën që ka më shumë eksperiencë në qeverisje.

Në një takim me shqiptarët në Kretë, Greqi, në kuadër të turit të takimeve me diasporën, Rama foli për listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit dhe alternativat që ofrojnë subjektet e ndryshme zgjedhore.

“Kemi ata shitësit e qilimave që i keni parë që dalin nëpër diasporë dhe thonë na e jepni votën ne, rinisë. Dhe ata rinia në listat e kandidatëve kanë babain, mamanë, xhaxhanë, dajën, krushkun sepse nuk i kanë dot aq njerëz sa t’i vendosin në lista. Kjo është mënyra se si e shohin ata besnikërinë ndaj partisë”, tha Rama.

Ndërkohë, Kryeministri u shpreh krenar sepse PS u ka dhënë të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, në çdo qark dhe komunitet një skuadër që është skuadra e partisë më të re dhe e partisë më të vjetër”.

“PS ka skuadrën që ka më shumë vajza dhe djem, të reja dhe të rinj, se të gjitha partitë e tjera të marra së bashku dhe skuadrën që ka më shumë eksperiencë në qeverisje dhe rrugën për ta vënë flamurin kombëtar aty ku i ka takuar me shekuj, se sa kanë të gjitha partitë e tjera të marra së bashku”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali: Progresraporti i KE-së, treguesi më serioz i Shqipërisë që sheh nga e ardhmja

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato i dorëzoi sot ministres për Europën dhe Punët e Jashtme…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia