Tri vepra madhore në mandatin e katërt: Galeria Kombëtare, Teatri Kombëtar dhe Muzeu i madh Kombëtar

Rama nënvizoi se gjatë tri mandateve janë bërë krejt të reja 20 salla teatri dhe janë ndërtuar 20 muzeume, rindërtuar ose ndërtuar nga e para disa prej tyre


Kryeministri, njëherazi edhe kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama tha sot gjatë prezantimit të programit qeverisës “Shqipëria 2030”, se në kulturë është realizuar diçka shumë e rëndësishme që prek shumë komunitetet fetare.

“650 operacione shpëtimi dhe restaurimi të objekteve pasuri kulturore, natyrisht, shumica dërrmuese në mos të gjitha janë objekte kulti që ishin në prag të zhdukjes. Dhe që kur ne kemi marrë detyrën, edhe kjo është për t’u shënuar, jemi e para qeveri nga momenti i ndryshimit të sistemit që ka ndërtuar teatro dhe ka ndërtuar muze. Këneta ka ndërtuar dhe rindërtuar vetëm 1 pavijon, që nga një pavijon historik e ktheu në një pavijon thuajse psikiatrik në katin e tretë a të katërt të Muzeut Kombëtar”, tha ai.

Më tej, Rama nënvizoi se gjatë tri mandateve janë bërë krejt të reja 20 salla teatri dhe janë ndërtuar 20 muzeume, rindërtuar ose ndërtuar nga e para disa prej tyre. “Jemi sot për mandatin e 4-rt me tri vepra madhore: Galerinë Kombëtare, Teatrin Kombëtar dhe Muzeun e madh Kombëtar, që janë të trija në faza të ndryshme të procesit, dy janë në kantier. Muzeu Kombëtar së shpejti do të jetë dhe ai në kantier. Më tutje, një ambicie që i ka ardhur koha është fillimi i ngritjes së rrjetit të qendrave kulturore shqiptare në Itali, në Greqi, në SHBA, në Gjermani, në Angli, në Francë, etj., një kërkesë që vjen nga diaspora dhe të cilën ne duam ta adresojmë bashkërisht me diasporën, por sot kemi më shumë mundësi që të hyjmë edhe me financim”, pohoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Tarran takon kreun e BKH: OSBE mbështetje të vijueshme për BKH-në

Ambasadori i OSBE në Tiranë, Michel Tarran u takua me drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Joni…

Global 360

Osmani takohet me gra liderë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me gra lidere, me…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Tarran takon kreun e BKH: OSBE mbështetje të vijueshme për BKH-në

Ambasadori i OSBE në Tiranë, Michel Tarran u takua me drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Joni…