Rama sipërmarrësve të huaj: Koha të investoni në Shqipëri, potencial dhe mundësi e jashtëzakonshme

Kryeministri Edi Rama ftoi sot mbi 1000 mijë pjesëmarrës nga 37 shtete që ndodhen në Tiranë në kuadër të aktivitetit ““Match-Maker Albania 2025”, të investojnë në Shqipëri.


Kryeministri Edi Rama ftoi sot mbi 1000 mijë pjesëmarrës nga 37 shtete që ndodhen në Tiranë në kuadër të aktivitetit ““Match-Maker Albania 2025”, të investojnë në Shqipëri.

Në fjalën e tij në këtë aktivitet, ku marrin pjesë investitorë, agjenci të zhvillimit dhe eksportues shqiptarë për investimet në turizëm, pasuri të paluajtshme dhe infrastrukturë, si dhe fuqizimi i markës “Made in Albania”, Rama tha se “nuk dua të mbaj një fjalë të gjatë, jam i sigurt që keni ardhur tashmë këtu, ndaj nuk keni nevojë të bindeni për të ardhur, por dua të them thjesht për këdo që ka ardhur të hedhë një sy këtu duhet të kuptojë që kjo është koha për të investuar në Shqipëri”.

“Është koha për të blerë qoftë edhe një gur në Shqipëri sepse nesër do të jetë vonë, nesër të gjithë do të duan të vijnë, do të duan të blejnë dhe të do të jetë shumë e shtrenjtë për shumicën prej jush. Kështu që çfarëdo doni të blini, blijeni tani çfarë doni të bëni bëjeni tani. Sado të doni që të bëni në fitime bëjeni tani sepse është koha që kur Shqipëria nis të lulëzojë dhe ende nuk është plotësisht e njohur për potencialin që ka dhe për mundësitë e jashtëzakonshme”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “kur të gjithë ta marrin vesh nuk do të jetë kaq e lehtë sa është sot edhe pse dje ka qenë më e lehtë. Por edhe sot është mjaft e lehtë”.

“Match-Maker Albania 2025”, eventi më i madh i vitit për biznesin, i organizuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve nisi sot në Tiranë, me mbi 1000 pjesëmarrës nga 37 shtete, përfshirë investitorë, agjenci zhvillimi dhe eksportues shqiptarë për investimet në turizëm, pasuri të paluajtshme dhe infrastrukturë, si dhe fuqizimi i markës “Made in Albania”.

Kjo platformë e krijuar për të nxitur partneritete dhe bashkëpunim, është një mundësi e jashtëzakonshme për të lidhur eksportuesit shqiptarë me tregjet ndërkombëtare, për të prezantuar investimet vendase dhe të huaja në Shqipëri, për të shfaqur potencialin e vendit dhe për të krijuar bashkëpunime të reja me kompani botërore.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ligji i ri për bashkëpronësinë, standarde në administrimin e hapësirave të përbashkëta

Ky ligj i ri synon të forcojë bashkëjetesën urbane, të mbrojë vlerën e pronës së përbashkët dhe të sigurojë cilësi…

Global 360

Shqipëria krah SHBA dhe 14 vendeve të tjera: Irani të ndalë sulmet që cënojnë sovranitetin tonë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Austria, Belgjika, Kanadaja, Çekia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Spanja dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Mira Murati shkruan historinë!

Një nga investimet më të mëdha fillestare : 2 miliardë USD pa pasur ende ptodukt. Vetëm një vizion.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Rriten primet dhe kontratat për sigurimet motorike në gjashtëmujorin e parë

Sektori i sigurimeve motorike në vend ka shënuar rritje të ndjeshme në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, sipas të…