Rama: Rruga Bunavi – Kërkovë, perspektiva të reja zhvillimi për shtatë fshatra

Rrugë të reja që sjellin perspektiva të reja


Rrugë të reja që sjellin perspektiva të reja. E tillë është rruga Bunavi – Kërkovë, në qarkun Vlorë, e cila ka hyrë në fazën e dytë të ndërtimit të saj, duke çelur mundësi reale zhvillimi për shtatë fshatra të njësive Shushicë dhe Llakatund, një investim që i shërben edhe Bazës Ushtarake të Bunavisë që do të ketë rreth 500 forca të emergjencave civile.

Për të parë se si shkojnë punët për realizimin e këtij projekti, ishte në zonë kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu dhe Kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ku nuk mungoi edhe mikpritja nga banorët e fshatrave përreth, të cilët ftuan kryeministrin në një bisedë spontane dhe parashtruan kërkesat e tyre lidhur me infrastrukturën dhe përmirësimin e saj.

“Praktikisht është faza e dytë e ndërhyrjes. Kemi bërë pjesën e parë të rrugës rreth 4 kilometra, aktualisht jemi duke punuar për shtesën asfaltike për vazhdimin e kësaj deri në qendër të fshatit Bunavi, madje, edhe një degëzim aty në qendër të fshatit. Kjo është rreth 3 kilometra rrugë, duke i dhënë akses gjithë kësaj zonës, që ashtu siç e thamë, është një zonë me potencial të jashtëzakonshëm agrobujqësor me ullishte fantastike”, shpjegoi Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.

Ndërsa Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, informoi se bazës ushtarake të Bunavisë do t’i bashkohen edhe 500 ushtarakë dhe personel mbështetës, të cilët do t’i marrin shërbimet e nevojshme nga banorët e zonës, përfshirë këtu edhe ushqimin me produkte bujqësore të zonës.

“Këtu është edhe baza, kjo është qendra e formimit profesional dhe shkollat e formimit të muajve të parë të të gjithë ushtarakëve, baza e famshme e Bunavisë, të cilës do i bashkohen edhe një brigadë emergjencave civile, që do jetë e dedikuar për qarkun e Vlorës. Ishte i vetmi qark që nuk ishte brigadë të emergjencave civile dhe praktikisht në këtë bazë do jenë në mënyrë permanente 500 ushtarakë dhe personel mbështetës çka e bën edhe një vend ku nevojiten më shumë shërbime dhe ne do të gjejmë një mënyrë së bashku me bashkinë që të mund të marrin shërbime nga banorët e zonës, ushqim nga zona, në mënyrë që të rigjenerohet pak edhe ajo ekonomia lokale”, u shpreh Ministri Vengu.

Lidhur me këtë, Kryeministri theksoi se do të bëhen ndërhyrjet e nevojshme për përmirësimin e infrastrukturës së godinave, në mënyrë që të rinjtë të shkollohen në mjedise me kushte optimale.

“Duhet të bëjmë një ndërhyrje këtu. Duhet ta përmirësojmë cilësinë këtu, po bëjmë gjithë atë punë me konviktet dhe shkollat profesionale që do bëhen konvikte europiane që kush çon fëmijën, sidomos nga fshatrat në një shkollë personale, ta ketë me kushtet më të mira. Tani këtu vijnë ushtarakët për muajt e parë duhet t’i bëjmë kushtet optimale. I kemi mundësitë të bëjmë një investim, t’i përmirësojmë këto godina, të bashkëpunojmë edhe me fondin, t’i veshim me sistemin e kursimit të energjisë”, u shpreh Rama.

Ndër kërkesat e parashtruara nga banorët ishte dhe realizimi i një segmenti që bën ndërlidhjen e unazës së 7 fshatrave, i gjatë 1,1 kilometra, për të cilin Kryeministri premtoi se do të bëhet realitet së shpejti.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kumbaro: Bashkëpunim me UNESCO-n për rishikimin e ligjit të arsimit të lartë

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro zhvilloi një takim me drejtorin e përgjithshëm të UNESCO-s, Khaled El-Enany, në kuadër të agjendës…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro: Bashkëpunim me UNESCO-n për rishikimin e ligjit të arsimit të lartë

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro zhvilloi një takim me drejtorin e përgjithshëm të UNESCO-s, Khaled El-Enany, në kuadër të agjendës…