Manastirliu: Tirana, lokomotiva e fitores së 11 majit

Partia Socialiste prezantoi sot në Tiranë skuadrën e saj për zgjedhjet e 11 majit, në një takim ku morën pjesë qindra qytetarë nga Tirana, Kamza, Vora, Kavaja dhe Rrogozhina.


Partia Socialiste prezantoi sot në Tiranë skuadrën e saj për zgjedhjet e 11 majit, në një takim ku morën pjesë qindra qytetarë nga Tirana, Kamza, Vora, Kavaja dhe Rrogozhina.

Drejtuesja politike e Tiranës, Ogerta Manastirliu fjalën e saj e nisi me mesazhin se Tirana do të jetë sërish lokomotiva e fitores së Partisë Socialiste.

“Ky qytet nuk është vetëm kryeqyteti ynë, por sepse është simbol i punëve të mira dhe i transformimit që ka ndodhur në të gjithë Shqipërinë falë punëve, përpjekjeve dhe vizionit të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Është momenti për të finalizuar ëndrrën tonë të kahershme për ta parë Shqipërinë në familjen e Bashkimit Europian dhe për t’i dhënë çdo shqiptari pasaportën europiane, dhe ky është momenti për të finalizuar ëndrrën e përbashkët të anëtarësimit në Bashkimin Europian, për t’i dhënë çdo shqiptari pasaportën europiane” tha ajo duke theksuar rëndësinë historike të këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e vendit.

Manastirliu vijoi me prezantimin e skuadrës së Qarkut të Tiranës, që tha se ndërthur përvojën me energjinë e të rinjve, profesionalizmin me përkushtimin qytetar. “Kjo skuadër përfaqëson fytyrën e Shqipërisë së vitit 2030 dhe do të udhëhiqet nga kapiteni i saj, Edi Rama, i cili pas nëntë fitoresh radhazi pritet ta çojë Partinë Socialiste drejt fitores së dhjetë në 11 maj”, u shpreh Manastirliu.

Në skenë u ngjitën përfaqësuesit e 14 njësive të Tiranës dhe zonave periferike, ku u prezantuan emrat e njohur të politikës, ekspertizës akademike dhe shoqërisë civile. Nga Adea Pirdeni, Taulant Balla, Albana Koçiu, Igli Hasani, Delina Ibrahimaj, Iris Luarasi, Erjon Malaj, Andi Seferi, Anila Denaj, Arben Pëllumbi, Blendi Gonxhe, Blendi Sulaj, Blerina Gjylameti, Edlira Dyrmishaj, Endrit Brahimllari, Entela Ramosaço, Erjon Braçe, Ermonela Felaj, Ervin Hoxha, Etilda Gjonaj, Etjen Xhafa, Fatmir Xhafaj, Florian Pullazi, Glindxhet Madhi, Halit Valteri, Julinda Dhame, Klotilda Bushka, Mimi Kodheli, Mirgit Vataj, Olta Xhaçka, Persida Shkrepa, Plarent Ndreca, Roy Bashaj, Silda Çepe, Toni Gogu, Xhemal Qefalia dhe Ylli Shehu, skuadra, siç u shpreh Manastirliu, përfaqëson gjithëllojshmërinë dhe angazhimin qytetar për zhvillim dhe integrim.

Burimi ATSH

Ksamil, shpëtohen dy turistë ukrainas që rrezikuan të mbyteshin në det

Dy turistë ukrainas janë shpëtuar sot në zonën e Ksamilit, pasi rrezikuan të mbyteshin në det për shkak të përkeqësimit…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ksamil, shpëtohen dy turistë ukrainas që rrezikuan të mbyteshin në det

Dy turistë ukrainas janë shpëtuar sot në zonën e Ksamilit, pasi rrezikuan të mbyteshin në det për shkak të përkeqësimit…