Rama: Me diasporën, PS mund të arrijë në një milion vota

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës në zgjedhjet e 11 Majit


Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës në zgjedhjet e 11 Majit, ku theksoi se “kemi një skuadër që u jep të gjithëve mundësinë të zgjedhin”.

Në fjalën e tij, Rama tha se “kemi një skuadër ku të gjitha moshat të dyja gjinitë patjetër, por në mënyrë të posaçme gratë e vajzat kanë mundësi të gjejnë veten dhe të votojnë për vete”.

“Ashtu sikundër si asnjëherë më parë PS ka një skuadër ku edhe më të rinjtë janë të mirëpërfaqësuar. Por ndryshe nga herët e tjera ka edhe një karakteristikë të re të shumëpritur për mua personalisht, që në skuadrën e 11 Majit në të gjithë ekipin tonë edhe një përbërje domethënëse të atyre që kanë kapërcyer nga njëra anë tek tjetra dhe janë me ne, pasi në një proces të gjatë ose më të shkurtër kanë parë se sa pa lidhje dhe se sa e kotë është që të besosh se mund të vijë diçka e mirë, ose mund të bëhet diçka e mirë për vendin dhe njerëzit duke dalë për të kërkuar vota për ata që sot janë përballë nesh”, nënvizoi kreu i PS-së.

Është e mirëpritur për mua, vijoi Rama, se unë besoj se PS është shumë më e gjerë se vetvetja se sa perimetri i anëtarësisë së vet dhe është shumë e gjerë se sa shumëkush brenda nesh e percepton duke harruar që në fund të ditës ne jemi këtu, mishërimi i vullnetit të afro 800 mijë shqiptarëve dhe shqiptareve që me votën e diasporës mund të shkojnë afro 1 milion shqiptarë.

Kreu i qeverisë u shpreh se “është e pamundur të mos mendojmë e të mos përpiqemi që këtë forcë t’ua vëmë në dispozicion të gjithëve pavarësisht dallimeve që mund të kemi në tryezë kur flasim për pikëpamjet tona lidhur me një çështje apo një çështje tjetër”.

“Në fund ne duhet të jemi të gatshëm që PS t’ua vëmë në dispozicion të gjithë atyre që duan të realizojnë dhe ndajnë me ne qëllimet e mëdha. Në këndvështrimin tim asnjëherë më parë qysh se unë jam në krye të PS nuk ka pasur një moment zgjedhor si ky me një peshë specifike gjeopolitike. Patjetër që të gjitha zgjedhjet kanë qenë të rëndësishme në çdo zgjedhje ka pasur peshën e vet mbi fatin e ecurinë e vendit, por këto zgjedhje kanë një peshë specifike të posaçme sepse besoj se qysh nga zgjedhjet e para pluraliste ose le të themi dy zgjedhjet e para ato të ‘91 dhe ’92 këto zgjedhje janë të parat që kanë një rëndësi të posaçme gjeopolitike për Shqipërinë”, tha kreu i PS, Rama.

Burimi ATSH

Kumbaro: Bashkëpunim me UNESCO-n për rishikimin e ligjit të arsimit të lartë

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro zhvilloi një takim me drejtorin e përgjithshëm të UNESCO-s, Khaled El-Enany, në kuadër të agjendës…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro: Bashkëpunim me UNESCO-n për rishikimin e ligjit të arsimit të lartë

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro zhvilloi një takim me drejtorin e përgjithshëm të UNESCO-s, Khaled El-Enany, në kuadër të agjendës…