AmCham: Udhëzimi i i ri “Për TVSH”, krijon ambient konkurrues dhe të drejtë

Dhoma Amerikane ka përshëndetur miratimin e udhëzimit “Për TVSH”.


Dhoma Amerikane ka përshëndetur miratimin e udhëzimit “Për TVSH”.

Sipas AmCham-it, udhëzimi bën të mundur harmonizimin e legjislacionit të TVSH-së me atë evropian, si dhe për krijimin e një ambienti konkurrues dhe të drejtë për ofruesit shqiptarë të shërbimeve.

Udhëzimi i miratuar nga Ministria e Financave përbën një ndryshim të rëndësishëm për bizneset që ofrojnë shërbime për klientë jashtë Shqipërisë, në vende ku nuk zbatohet TVSH.

Tashmë bizneset që ofrojnë shërbime në tregun amerikan do të kenë mundësi të tarifojnë me TVSH 0%, duke lehtësuar ndërveprimin e biznesit mes dy vendeve.

Ndër ndryshimet më të rëndësishme është eliminimi i barrës së pajustifikuar të TVSH-së për shërbimet ndaj klientëve të huaj.

Bëhet fjalë për rastet kur vendi i furnizimit të shërbimit sipas ligjit për TVSH është në një vend të huaj, aty ku është vendosur marrësi i shërbimit. Më parë, Udhëzimi përcaktonte se fatura për ofrimin e këtyre shërbimeve do të jetë pa TVSH vetëm nëse marrësi i shërbimeve është një person i regjistruar për TVSH.

Me ndryshimet e bëra në Udhëzim, ky rregull aplikohet për të gjithë furnizimet kundrejt personave të tatueshëm jashtë Shqipërisë (qofshin të pajisur me numër TVSH, kod fiskal apo numër tjetër të ngjashëm).

Pra, për të provuar që një klient i huaj është “person i tatueshëm”, nuk do të kërkohet më që ai të jetë domosdoshmërisht i regjistruar për TVSH në vendin e tij. Mjafton që ai të jetë një subjekt që kryen veprimtari ekonomike dhe të ketë një numër identifikimi biznesi.

Ky ndryshim do të rrisë mundësinë e bizneseve shqiptare për të ofruar shërbime edhe në vendet ku nuk zbatohet TVSH, por taksa të tjera, si tatimi mbi shitjet ose qarkullimin (përfshirë SHBA-në) duke rritur konkurrueshmërinë e bizneseve shqiptare dhe duke ulur kostot për përfituesin e shërbimeve.

Po ashtu përcaktimi i rregullave të reja të trajtimit me TVSH 0% për projektet e financuara në bazë të një marrëveshje granti ose të ngjashme.

Udhëzimi i ri përcakton rregulla të reja në lidhje me trajtimin si furnizim i ngjashëm me eksportet, pra me TVSH 0% të furnizimit të mallrave/shërbimeve, të destinuara për realizimin e projekteve të financuara me fonde të marra në bazë të një marrëveshjeje donacioni/granti, të lidhur ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë/Republikës së Shqipërisë dhe donatorëve të huaj, nëse në marrëveshje është parashikuar se fondet e marra nuk do të përdoren për të paguar tatime në Shqipëri.

Marrë nga ATSH

Parku Kombëtar “Divjakë – Karavasta”, peizazhe mahnitëse që ftojnë turistët për detin dhe natyrën

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla publikoi sot disa pamje nga Parku Kombëtar “Divjakë – Karavasta”, duke…

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Parku Kombëtar “Divjakë – Karavasta”, peizazhe mahnitëse që ftojnë turistët për detin dhe natyrën

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla publikoi sot disa pamje nga Parku Kombëtar “Divjakë – Karavasta”, duke…