Hekurudha Durrës-Prishtinë, Balluku: Përfundon studimi i fizibilitetit, i hapet rruga realizimit

Parashikohet që hekurudha të kalojë nga Durrësi, në Shkodër, për të vijuar në Gjakovë e më pas në Prishtinë.


Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe projektideja për hekurudhën kombëtare Durrës-Prishtinë.

Balluku tha se raporti u është prezantuar dy skuadrave nga Kosova dhe Shqipëria.

“Raporti, i cili u prezantua nga konsulenti në prani të skuadrave nga Kosova dhe Shqipëria, tashmë i hap rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin dhe ekonominë e rajonit në tërësi. Hekurudha kuqezi”, u shpreh Balluku.

Hekurudha që lidh Durrësin me Prishtinën, ka rëndësi jo vetëm si një transport komercial të rëndësishëm, që do të lidhë portin e Durrësit me portin e thatë të Prishtinës, por edhe si një transport alternativ që do të lidh udhëtarët e shumtë midis dy vendeve.

Kjo hekurudhë nuk bën pjesë në korridoret e transportit europian, si rasti i segmenteve Vorë- Hani i Hotit apo Durrës-Pogradec, megjithatë dy qeveritë janë të angazhuara dhe me përfundimin e studimit të fizibilitetit, do të hapin garën ndërkombëtare, të kombinuar midis dy vendeve dhe për të nisur menjëherë ndërtimin e kësaj hekurudhe që është cilësuar si një ëndërr e madhe e mbetur pa realizuar.

Hekurudha që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën, pritet të kalojë pjesërisht në gjurmën ku do të ndërtohet hekurudha Vorë-Hani i Hotit.

Parashikohet që hekurudha të kalojë nga Durrësi, në Shkodër, për të vijuar në Gjakovë e më pas në Prishtinë.

Emërohen tre zv.ministra të rinj

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme disa ndryshime në rang zëvendësministrash.

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Emërohen tre zv.ministra të rinj

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme disa ndryshime në rang zëvendësministrash.